E Diel, 1 Nëntor 2026

Humor nga kafja e Kuvendit (FOTO)

Share

Mungesa e kryetares së Kuvendit për rreth një orë, ka bërë që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të merren edhe me detajet më të vogla që nuk funksionojnë në këtë institucion.

Fillimisht, deputetët kanë pritur në kafen e Kuvendit për 48 minuta kryetaren, e cila duhej të ishte para orës 10:00 në Kuvend për të filluar seanca. Deri në orën 10:48 ajo nuk kishte mbërritur, ndërsa deputeti Taulant Balla, me anë të një foto ka treguar deputetët që presin në kafe.

Pikërisht në kafene, deputeti tjetër socialist, Erion Braçe, ka evidentuar faktin se faturat e kafenesë shkruhen me dorë, pasi nuk ka kasë fiskale.

Kjo është fatura “tatimore” që të japin në kafenenë e Kuvendit! Ska kasë fiskale! Madje nuk paguhet as TVSH! Doni më për zbatimin e ligjit në Kuvend?, komenton Braçe foton e faturës që ka bërë me këtë rast.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›