E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, hyn për të vjedhur në lokal, plagoset me armë nga pronari

Nuk i ka ecur mirë një të riu i cili po përgatitej të grabiste një lokal në Korçë. Andrea Sheme 20 vjeç është plagosur nga pronari i një lokali në fshatin Polenë të Korçës ndërsa kishte hyrë për të grabitur. Me të dëgjuar zhurmën pronari i lokalit Ilirjan Lato 47 vjeç ka marrë çiften dhe ka qëlluar ndaj të riut i cili është plagosur rëndë.
 

Sipas policisë menjëherë 20-vjeçari është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar ndërkohë që policia ka nisur edhe procedim penal për pronarin e lokalit.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se të dy personat do të ndiqen në gjendje të lirë ku 47-vjeçari për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, ndërsa 20-vjeçari Andrea Sheme për "Vjedhje e ngelur në tentativë".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›