Wikileaks, SHBA: Investimet, Shqipëria ritmi më i ulët në rajon
TIRANE-Shqipëria ka bërë hapa para në përcaktimin e nja kuadri ligjor pozitiv, në favor të rritjes së investimeve të huaja direkte në ekonominë e vendit. Por, ajo mbetet me ritmin më të ulët në rajon, përsa u përket treguesve në këtë drejtim. Ky është pohim i Ambasadës amerikane, i dekonspiruar nga "Wikileaks"-i.
Pluset
Shqipëria është një vend i hapur për investime nga të gjitha vendet e tjera, theksohet në kabllogramin e nënshkruar nga ambasadori Uidhers, dërguar Departamentit amerikan të Shtetit në janar të vitit të kaluar. Qeveria e ka shpallur rritjen e sasisë së investimeve të hyra në vend si një nga përparësitë e saj, duke aplikuar një regjim liberal në këtë drejtim, ku përfshihet edhe taksa "e shteshtë" prej 10 përqindësh për fitimet e kompanive dhe të personave, ndërkohë që janë marra masa të duhura për të aplikuar reforma në përdorimin e internetit për qëllime të regjistrimit e taksimit. Këto janë hapa përpara, të cilat, sëbashku me anëtarësimin e vendit në NATO dhe ecjen drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kanë kontribuar në një rritje të interesit të investitorëve gjatë viteve të fundit. Nga ana tjetër, Shqipëria, konstaton Ambasada e SHBA, ka një pozicion gjeografik të favorshëm, të vendosur mes Evropës Lindore e asaj Perëndimore. Sektorë premtues të ekonomisë së vendit, ku tashmë është investuar, janë energjia (duke përfshirë energjitë alternative), minierat, transporti, telekomunikacioni dhe turizmi, vlerësohet në dokument.
Minuset
Megjithë këto përpjekje, diplomatët amerikanë mendojnë se pjesa më e madhe e të ardhurave, që hyjnë në buxhetin e shtetit shqiptar në formën e investimeve të huaja direkte, vijnë si rezultat i shitjes së aseteve publike, pra pronave shtetërore. Ajo çka pengon procesin janë korrupsioni, i cili gjykohet se është shumë i përhapur ndër zyrtarët, që kanë në dorë të marrin vendime për ekonminë, zbatimi i dobët i ligjit apo të drejtat e pronësisë, që, sipas Ambasadës amerikane, janë të përcaktuara në mënyrë të pamjaftueshme, kështu që gjithnjë haset në probleme, që kufizojnë ardhjen e të huajve me investime serioze. Nga ana tjetër, si pengesë konsiderohet edhe mungesa e infrastrukturës së zhvilluar apo burokracia zvarritëse qeveritare. Po kështu, probleme të vështira për t'u zgjidhur në këtë drejtim kanë krijuar ndryshimet e shpeshta në kuadrin ligjor apo mungesa e eficiencës nga ana e zyrtarëve qeverisës. Sipas dokumentit, të gjitha këto krijojnë probleme të vështira për tendera qeveritarë që të jenë krejtësisht të suksesshëm, të hapur dhe transparentë.
Ndër të gjithë faktorët e sipërpërmendur, theksohet se korrupsioni mbetet një faktor kryesor negativ në bllokimin e hyrjes së mëtejshme të fondeve nga investitorët e huaj. "Rastet e dënimeve nga gjykatat për korrupsion mbetet të ulëta", shkruhet në raportin e firmosur nga ambasadori Uidhers.
Investitorët
Vendet, nga të cilat kryesisht vijnë investime në Shqipëri cilësohen Italia, Greqia, Turqia, Austria, Gjermania, Kanadaja, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(GencKondi/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera SHBA: Biznesi shqiptar i mirëpret firmat e mallrat amerikane