E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks, ndërtimet pa leje? Vlerësohen 350 mijë!

TIRANE-Sipas kabllogramit të publikuar nga "Wikileaks" dhe kushtuar mundësisë për investime të huaja në Shqipëri, regjistrimi i popullsisë - në fillim të vitit 2010, kur është dërguar mesazhi në Uashington - ka filluar në 95 për qind të vendit, afërsisht, por ka përfunduar vetëm në 25 për qind të zonave urbane dhe 85 të atyre rurale. "Trojet më fitimprurëse dhe me vlerë më të lartë, ato bregdetare, që përfaqësojnë një potencial për zhvillimin e turizmit, nuk janë të regjistruara plotësisht si pasojë e grindjeve lidhur me të drejtën e pronësisë". Nga ana tjetër, në vend ekzistojnë, sipas Ambasadës së SHBA, rreth 350 mijë ndërtime pa leje, që shtrihen në një sipërfaqe të zënë prej rreth 320 mijë hektarësh. Nga statistikat zyrtare, deri tani, është dhënë shifra prej 200 mijë rastesh të ndërtimeve pa leje, por amerikanët duket se kanë në dispozicion shifra të tjera. Në kabllogram përmendet fakti që Avokati i Prokurimeve, në fakt, nuk bën gjë tjetër, veç dublon punën e Agjencisë së Prokurimeve, ndërkohë që kritikohet fakti që, megjithëse ekziston një ligj për falimentimin, ky gati nuk aplikohet kurrë dhe çdo gjë i është lënë në dëshirë subjektit që mendon të mbyllë aktivitetin e tij të biznesit. Nga ana tjetër, ka patur ankesa prej investitorëve të huaj lidhur me regjimin e çmimeve referencë në dogana e tatime, theksohet në raport.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›