“Duhet drejtësi në sistemin e mbledhjes dhe shpërndarjes së pasurive” “Duhet drejtësi në sistemin e mbledhjes dhe shpërndarjes së pasurive”
01/03/2012 Politika sociale, PS tryezë për ndryshimin e situatës aktuale
Sipas Ramës, mazhoranca manipulon statistikat zyrtare për të fshehur të vërtetën
Politika sociale dhe zgjidhjet e problematikave që shfaqin aktualisht çështjet sociale ishin në qendër të tryezës së organizuar dje nga Partia Socialiste. Kështu, gjatë prezantimit të politikave sociale të programit socialist “Për një rilindje shqiptare” kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk kurseu akuzat ndaj qeverisjes aktuale, që sipas tij manipulon statistikat zyrtare në vend për të fshehur të vërtetën. “20 milionë shqiptarë mbi nivelin e varfërisë. Vetë niveli zyrtar i varfërisë prej 13% është njësoj si të gjitha shifrat zyrtare: një spekulim se e vërteta reale në vende të caktuara të Shqipërisë kalon 80%, ndërkohë që në tërësi rrotullohet te 30%. Kjo është e vërteta e shifrave, por ato thonë pak në krahasim me jetën e përditshme të shqiptarëve. Qeveria modifikon shifrat për të fshehur varfërinë”, - theksoi Rama. Sipas tij, vendi nuk ka institucion të Ministrisë së Punëve Sociale dhe as politika sociale, por një koniunkturë politike, që për qëllime elektorale hedh në lumë taksat që mblidhen nga ata shqiptarë që fitojnë më pak. Ndërkohë, duke lënë gjuhën e akuzave, Rama bëri publik propozimet e PS-së në këtë fushë. “Kryeministri ka 7 vjet që gënjen. Shqiptarët e kuptojnë se me këtë qeveri nuk do të kenë jo vetëm minimum jetik, por as shpresë për të dalë nga varfëria. Ne nuk mund të nxjerrim një milion të papunë në punë, por do të nxjerrim politika që ndihmojnë njerëzit që janë në gjendje të ofrojnë krahun e punës në komunitet”, - u shpreh Rama sa i takon një çështjeje të tillë. Po në këtë funksion kreu socialist sqaroi se programi i konceptuar prej forcës së tij politike e shikon problemin në të gjitha anët, duke pasur në qendër të vëmendjes vendosjen e drejtësisë në sistemin e mbledhjes dhe shpërndarjes së pasurive. “Sot në Shqipëri kemi 5% të shqiptarëve që zotërojnë më shuam se 50% të pasurisë së përbashkët dhe janë 95% e shqiptarëve që paguajnë më shumë se ai 5%, ndaj ne do ta ndryshojmë këtë situatë”, - u shpreh Rama.
Ndihma sociale
“Sot ka një ndihmë ekonomike mesatarish 4 mijë lekë në muaj, e cila është e pamjaftueshme, por qëndron problemi dramatik i shpërdorimit të saj për arsye politike, i korrupsionit, që e përshkon të gjithë procesin e përcaktimit dhe shpërndarjes së ndihmës ekonomike, madje dhe i qëllimit aspak të fshehur për të shfrytëzuar të gjithë atë pjesë të popullsisë që jeton me ndihmë ekonomike si aspekt elektoral.”
Marrëveshja Serbi–Kosovë në Bruksel
Pack: Të hiqet regjimi i vizave për kosovarët
Eurodeputetët përshëndesin konkluzionet e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian mbi statusin e kandidatit për Serbinë dhe kryerjen e një studimi fizibiliteti për marrëveshjen e stabilizimit dhe asocimit me Kosovën. Por eurodeputetët kërkojnë që të intensifikohen përpjekjet për t’u ofruar sa më shpejt qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave afatshkurtra. Këtë e ka shprehur qartë edhe eurodeputetja Doris Pack. “Ne duhet të punojmë tani me qeverinë e Kosovës, në mënyrë që vendi të jetë në të njëjtën nivel me vendet e tjera të rajonit. Duhet punuar kryesisht për përmbushjen e kushteve lidhur me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Regjimi i vizave duhet të hiqet sa më shpejt për qytetarët e Kosovës. Por nuk është kaq e thjeshtë, pasi është një vendim i shteteve anëtare në fund. Bashkimi Europian punon për këtë, por janë 27 ministrat e Brendshëm që vendosin nëse janë përmbushur kushtet për heqjen e vizave për Kosovën. Qeveria e Kosovës punon për këtë dosje, por kërkohen më shumë përpjekje. E nëse kjo bëhet, viti 2012 për Kosovën do jetë më i mirë se viti i kaluar”, - vlerësoi Pack.