E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie konsumi i energjisë, HEC-et në nivele minimale

02/03/2012  Konsumi ditur i energjisë ka arritur në 22 milionë kwh në ditë

Fierza në nivelin 255.17 metër, prurjet në 130 metër kub në sekondë

Situata në hec-et mbi shtratin e lumit Drin vazhdon të jetë e vështirë, edhe pse prurjet në liqene shënojnë rritje. Kërkesa e lartë për energji ka bërë që, hec-et të punojnë në kapacitete të plota për të përballuar konsumin, duke çuar në nivele minimale historike liqenet. Ngrohja e kohës ka sjellë uljen e konsumit të energjisë, por importi vazhdon të jetë në shifra të larta, për shkak të nivelit të ulët të liqeneve që shkakton pamundësinë e hec-eve për të gjeneruar energji me kapacitetete të plota. Burime nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare thonë për RTV SCAN se, konsumi ditor i energjisë arrin në 22 milionë kWh, prodhimi vendas është 10 milionë kWh dhe importi 12 milionë kWh. Për të gjithë muajin mars është parashikuar që të importohet kjo sasi energjie në ditë për të përballuar nevojat e vendit. Aktualisht, niveli në liqenin e Fierzës është në 255.17 metra, ndërsa prurjet në 130 metra kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është në 170.6 metra dhe prurjet anësore në rreth 50 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Vaut të Dejës është 70.37 metra dhe prurjet anësore janë thuajse inekzistente. Nga ana tjetër dëbora në pjesën më të madhe të veriut të vendit ende nuk ka shkrirë plotësisht aq sa të ndikojë në rritjen e sasisë së ujit që mbërrin në hidrocentrale. Megjithatë, vazhdimi i prodhimit të energjisë me kapacitet të plotë do të parandalonte mundësinë që liqeni të kapërcejë vlerën maksimale të tij, duke llogaritur shkrirjen e reshjeve të shumta të dëborës që kanë rënë. Shkrirja e dëborës do të krijonte mundësinë e eksportimit të energjisë elektrike jashtë vendit.

Situata në HEC-et e Drinit

Niveli i liqenit Prurjet

1. Fierza: 255.17 m 130 m3/sec

2. Komani: 170.60 m 50 m3/sec

3. Vau i Dejës: 70.37 m 0 m3/sec

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›