E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet ta gudulisësh që të jetojë (FOTO)

Share

Shumë nëna e gudulisin fëmijën e tyre për qejf. Por për britaniken Sanchia Norris, është një mënyrë për ta mbajtur të birin të gjallë. 1 vjeçari Benn ndalon së marri frymë disa herë gjatë natës dhe nëna e tij nxiton ta gudulisë që të nisë sërish të marrë frymë.

Norris, 41 vjeç, sinjalizohet nga alarmi kur ai ndalon së marri frymë dhe vrapon në dhomën e tij.

E gudulis në këmbë, nën mjekër, ose në stomak. Duhet gjetur një mënyrë që të nisë të marrë frymë sërish. Një natë i ka ndaluar frymëmarrja për 23 herë dhe çdo herë e gudulisja për të rinisur frymëmarrjen, thotë Norris.

Benn vuan nga apnea, një nga problemet më të zakonshme që prek bebet e lindura para kohe. Ajo shkakton ndalimin e frymëmarrjes për 20 sekonda pasi bebeve nuk iu është zhvilluar siç duhet sistemi nervor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›