Shok në Argjentinë, presidentja është me kancer
Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner është me kancer dhe do i nënshtrohet një operacioni më 4 janar.
BBC njofton se ajo ka kancer në gjëndrat tiroide, por ai nuk është përhapur në pjesët e tjera të trupit.
58 vjeçarja Fernandez sapo kishte nisur mandatin e dytë pas një fitoreje mbarëkombëtare.
I shoqi i saj, ish- presidenti Nestor Kirchner- vdiq vitin e shkuar për shkak të një ataku në zemër.
Për 20 ditë Fernandez nuk do jetë presidente dhe vendin e saj do e zërë zëvendëspresidenti.
Kanceri u zbulua gjatë një kontrolli rutinë, tha zëdhënësi i saj.
Specialistët thonë se ky tip kanceri ka një shkallë të lartë mbijetese nëse trajtohet herët.
Korrespondenti i BBC në Buenos Aires tha se lajmi erdhi si shock në mbarë Argjentinën.
Fernandez është tip energjetik, ka kaluar disa ligje kontraversiale dhe nuk ka shfaqur shenja sëmundje.
Ajo është shumë popullore në Argjentinë. Gjatë mandatit të parë, vendi pati rritje ekonomike të fortë dhe i implementuan disa masa në ndihmë të të varfërve.
Fernandez është e fundit në një seri liderësh të Amerikës Latine, të diagnostikuar me kancer.
Presidenti i Venezueles, Hugo Chavez, lideri i Paraguajit Fernando Lugo dhe ish- presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, janë operuar në të kaluarën. Presidenti aktual në Brazil po ashtu është kuruar për kancer.