E Diel, 1 Nëntor 2026

"Duhet të pakësohen deri në zhdukje, përgjithësime të tilla"

Përfitoj nga rasti të shpreh diçka lidhur me ruajtjen e dinjitetit të kombit. Nga shkrues apo analizues të ndryshëm, përmes shtypit të shkruar apo viziv, ka ca shprehje të palejueshme e përgjithësuese; ka sharje dhe ofendime që shkojnë deri në prekjen e shpirtit të kombit, shtetit, ushtrisë, shkollës.

Nuk duhen të futen të gjitha në një thes. Nuk janë karakteristika të kombit tonë, disa prej veseve që shfaqen në raste të veçuara. Duhet të pakësohen deri në zhdukje, përgjithësime të tilla dhe jo të shtohen siç vihet re kohët e fundit.

Nuk është vendi, se do një trajtim të veçante dhe jo nga unë, po nga njerëz me kompetente, por po ju sjell një shembull: Në internet lexova dje në një forum studentësh, shprehjen: "...Një jetë në Shqipëri, nuk vlen as sa qeni i rrugës...".

Nuk duhet t'ia lejojmë vetes këtë. Kjo të bën pa shpresë, dhe kur shoh rininë pa shpresë, mua më duket vërtet skëterrë. Duhet të dalim nga ky kurth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›