"Akt-bërësi, në fakt, ka dënuar e ridënuar përjetë veten e tij"
Bashkohem me shqetësimin dhe keqardhjen për ngjarjen e shëmtuar me fëmijën e gardianit të burgut të Shëngjinit. Akt-bërësi, në fakt, ka dënuar e ridënuar përjetë veten e tij. Ajo e burgut s'është gjë me këtë ç'ka bërë. Unë do të thosha që opinioni shqiptar kudo të veprojë në kësi rastesh që prekin dinjitetin e njeriut e aq më keq të fëmijëve.
Rastet nuk janë të pakta e na shqetësojnë, po masat që merren për kësi rastesh janë fatkeqësisht të pakta. Bazë është edukimi në tërësi sa dhe masat shtrënguese, konform ligjeve që dhe kur nuk janë në nivelin e duhur, duhet të përsosen.