"I takon sistemit social në tërësi të bëjë këtë izolim të Berishës
Është detyrë qytetare në këto momente, që të vendosim nëse Berisha (simbol i gjallë) është fajtor për Gërdecin dhe pas kësaj ne DUHET (nëse duam qytetari) të izolojmë dhe ndëshkojmë (nga ana sociale, kuptohet) Berishën në mënyrë të qartë, të hapur, dinjitoze.
Ka akoma njerëz në PD, në të cilët ngjyrosja e trurit me bojë blu nuk është akoma permanente. Këta njerëz duhet të detyrohen t'i vijë turp nëse mbështesin akoma Berishën.
Quhet PRESION SOCIAL POZITIV. Nuk mund ta bëjë Rama, as Meta apo Gjinushi e aq më pak anëtarët më të vlefshëm në PD. I takon sistemit social në tërësi të bëjë këtë, pak nga pak, ditë pas dite (dhe mos mendoni se nuk po ndodh).