E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mungesa e dashurisë për vendin, një virus i tmerrshëm"

Problem në Shqipëri, si tek qytetari dhe politikani, është mungesa e dashurisë për Shqipërinë. Pa patur në thelb të aktivitetit shoqëror, sensin patriotik nacionalist, çdo politikan do katandiset aty ku janë katandisur: në shërbëtorë të ulët të kultit të parasë.

Problemi është shumë i gjerë: mungesa e dashurisë për vendin ka prekur gjithë rininë prandaj çfarëdo lloj klase politike që do të krijohet me këto kritere, do të tradhtojë popullin.

S'mund të konkurrosh të zhvillohesh në epokën globale, duke braktisur identitetin kombëtar, siç po ndodh me ne.

"Pa sakrifica nuk ka fitore, por dhe pa shumicë nuk ka drejtësi"

Letër e nënshkruar

Behar, emigrant (Vlorë)

14 mijë e më shumë firmëtarët e referendumit të Vlorës duhet ta faktojnë se janë të tillë. Pra firmëtarë, njerëz që kanë firmosur me vullnet të lirë për mos ndërtimin e Parkut Energjetik në Vlorë dhe buzë detit. Dhe që ta faktojnë duhet të paktën një herë të 14 mijë personat të protestojnë dhe të tubohen në Sheshin e Flamurit, apo dhe pranë vendit ku ndërtohet.

Vetëm kështu do të besohet se janë shumë ata që nuk duan ndërtimin e Petroliferës. Pa sakrifica nuk ka fitore, por dhe pa shumicë nuk ka drejtësi. Deri tani protestat në Vlorë kanë qenë me pjesëmarrje të ulët, pra në minorancë, krahasuar me numrin e firmëtarëve. Shpresoj që në të ardhmen e afërt ky raport të ndryshoj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›