Duhet udheheqje e re
Edi Rama ritheksoi dje domosdoshmerine e nje politike te re, ndersa theksoi se ky mision i kapercen kufijte e politikes. Me tej, kryesocialisti nenvizoi se vendi ka nevoje edhe per nje udheheqje te re. “Nje komunitet nuk mund te jetoje me i ndare, per shkak te ndarjeve te provokuara nga nje politike e vjeter, por duhet te bashkohet edhe t’i jape jete pertej se majtes edhe te djathtes, nje Shqiperie qe sot ka nevoje per fuqi, sot ka nevoje per ze, sot ka nevoje per nje udheheqje teresisht te re dhe teresisht ndryshe ne rrugen e evropianizimit, modernizimit edhe ngritjes se saj morale edhe ekonomike”, - nenvizoi Rama gjate takimeve te zhvilluara me banoret e fshatrave te Shkodres, Bushat dhe Ana e Malit. Sipas tij, vete politika eshte kthyer ne nje instrument perfitimi per te gjithe ata qe popullin e perdorin, sic tha Rama, si nje alibi dhe qe fushatat elektorale i kane kthyer ne fushata per perfitime industriale. Sipas kreut te PS-se, misioni i ri i kapercen kufijte e partive politike. A.K