Morati: “Ja përse e zgjodha Leonardon”
Aventura e Leonardos fillon zyrtarisht sot, por është mjaft e qartë se çfarë klubi i Interit nga trajneri brazilian. “Duhet të rigjejë shpirtin e garës, besimin, pasionin dhe rezultatet”, - kështu e sintetizoi presidenti Masimo Morati gjatë një interviste të dhënë për gazetën italiane “La Stampa”.
Doktor Morati, si e mendoni këtë sezon?
Befasues, por më lejoni të them, një sezon të mrekullueshëm. Tani, duke e riparë atë që kemi bërë, mund të them se mund të bënim më mirë.,
Pasi i keni fituar gjithçka, cili do të jetë objektivi që do t’i besohet trajnerit të ri?
Objektivat janë të njëjtat ato që kemi pasur në fillim të vitit. Në raport me situatën aktuale, është e rëndësishme që të rigjejmë në kampionat të shkëlqim që patëm në ndeshjet e para, dhe në Ligën e Kampioneve të përmirësojmë rendimentin që deri tani ka qenë i mirë, por jo gjithmonë i kënaqshëm.
E përkthye në rezultate, çfarë duhet të arrijë Leonardo, përse puna e tij do të gjykohet pozitivisht?
Çështja është e thjeshtë: në Italia ne dëshirojmë të kthehemi atje lart, midis të parëve, e të rigjejmë kompetivitetin e nevojshëm për të luftuar për titull. Në Europë e thashë tashmë, të shkojmë sa më shumë përpara, edhe pse e dimë se Liga e Kampioneve është më shumë se një bast.
Nuk mendoni të rifitoni gjithçka?
Beh, pak ambicie është e drejtë, por nuk është e nevojshme të ekzagjerohet. Dhe as të vendosim shumë presion mbi trajnerin, apo të presim të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme.
President, përse zgjodhët pikërisht Leonardon?
Ishte një vendim fryt i një respekti që nuk lindi sot, por është rritur gjatë kohës. Besoj se është personi i duhur për ne.
Cila është karakteristika e brazilianit që ju bëri të mendohej?
Inteligjenca e tij. Natyrisht, jam i bindur se është një trajner i përgatitur, kjo është e qartë. Por inteligjenca e tij është një faktor që lehtëson dialogun dhe kënaqësia për të punuar bashkë.
Ju keni shpjeguar se nuk keni dashur t’i bëni karshillëk Milanit. Por tani si e shpjegoni se jeni duke menduar për një tjetër ish-kuqezi, Paolo Maldinin, në rolin e një drejtuesi. A është e vërtetë?
Jo, është një gjë që tashmë Maldini e ka pasur rastin ta përgënjeshtrojë. Zgjedhja e Leonardos nuk lindi për arsye rivaliteti. E pastaj me besoni, nuk provoj asnjë kënaqësi duke prishur shtëpinë e të tjerëve, edhe për fat.
Në lidhje me çështjet e këtyre ditëve, a keni folur me Berluskonin?
Jo, absolutisht jo.
Një pjesë e tifozëve ndoshta nuk do ta pranojë një trajner me të kaluar të rëndësishme milaniste. Ndonjë sinjal tashmë është dhënë. Ju shqetëson.
Për asgjë. Është e natyrale në futboll që jo të gjithë bashkëndajnë gjithmonë çdo zgjedhje të klubit të tyre.
Le të shikojmë pak të djeshmen. Çfarë nuk funksionoi me Benitezin?
Nuk lindi ky besim.
Nga ana e lojtarëve dhe klubit përkundrejt spanjollit?
Jo për këtë. Dua të jem i qartë. Kurrë, edhe kur rezultatet nuk ishin, nuk mungoi mbështetja dhe bashkëpunimi drejt tij. I rimendova dhe deklarimet e mia pas një humbjeje dhe e mbështeta gjithmonë. Me besoni, shpresoja se do të qëndronte edhe pse skuadra nuk po merrte atë që prisnim.
Ai i rëndoi fakti se ishte pasues i Murinjos?
Po, për të thoshte shumë, dukej që e ndjente, fliste shpesh, ndoshta edhe për t’u justifikuar.
Mendoni se Leonardo nuk do ta ndjenjë?
Jo, besoj se kjo fazë të jetë mbyllur me Benitezin. Leonardo ka një personalitet të tillë që nuk do të jetë i influencuar nga kujtimi i portugezit.
Pikërisht në këto momente, në një interviste, Murinjo përsëriti se për të Interi mbetet skuadra më e fortë në botë. Ju a jeni i bindur, për këtë pikë?
Po, sigurisht. E kam thënë gjithmonë dhe rezultatet, me duket, se nuk mund të gënjejnë.
Riniseni edhe nga një blerje të re, Ranokio. A jeni i kënaqur?
Shumë. Është një i ri me vlera. Te ai dhe te Benedeti i të rinjve shoh mbrojtësit e Interit të së ardhmes.
Do të vijnë të tjerë?
Sapo e lajmëruam një...
Gandini: “Ronaldinjo qëndron te Milani”
Drejtori sportiv i Milanit, Umberto Gandini, tha se klubi nuk ka plane për të lënë të lirë Ronaldinjon, të paktë për momentin. Mediat italiane spekuluan se braziliani mund të rikthehej në atdheun e tij apo të ishte pjesë e ekipeve të tjera të Serisë A. Spekulimet u intensifikuan pas Milani nënshkroi së fundi me sulmuesin e Italisë, Antonio Kasano nga Sampdoria. Gandini tha se Ronaldinjo mbërriti në Dubai dhe mori pjesë në stërvitje përpara se Milani të luajë një ndeshje kundër një ekip lokal më 2 janar. Gandini tha se ishte dëshira e pronarit të klubit, kryeministrit italian Silvio Berluskoni “që Ronaldinjo të luajë dhe të qëndrojë të Milani për momentin”.
Ançeloti: “Lojtarë, zgjohuni!”
Trajneri i Çelsit u kërkoi lojtarëve të tij të reflektojnë pas humbjeve
Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, u kërkoi lojtarëve të tij të “zgjohen” pas “gjumit” në ndeshjet e fundit e që kulmoi me humbjen 3-1 ndaj Arsenalit.
Aleks Song, Sesk Fabregas dhe Teo Uallkot i vendosën “Topçinjtë” në kontrollin e plotë të lojës, dhe goli i realizuar nga Branislav Ivanoviçi thjesht rezultoi si një ngushëllim.
Dy muaj më parë, “Blutë” ishin në krye të Premier Ligës me një avantazh të dukshëm ndaj rivalëve të tyre për titull. Por tani ata kanë një diferencë prej gjashtë pikësh ndaj kryesuesit Mançester Junaitid, që ka 37 pikë dhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
Ish-trajneri i Milanit tani nuk është më i impresionuar nga formacioni i tij që ka gjashtë ndeshje pa fituar në kampionat.
“Diferenca ishte cilësia”, - tha Ançeloti, i cituar nga gazeta angleze “The Mirror”.
“Arsenali vendosi më shumë cilësi në fushë sesa ne. Ata ishin të aftë të luanin futboll. Luajtën më mirë se ne. Ne nuk luajtëm mirë. Jemi në një moment të vështirë. Kemi nevojë të përpiqemi për të fituar ndeshjen kundër Boltonit. Duhet të vazhdojmë të punojmë. Punuam mirë në këto dy javët e fundit. Nuk patëm një performancë të mirë (kundër Arsenalit), por do të përpiqemi ta bëjmë këtë ndeshjen tjetër. Renditja nuk është e mirë për ne, por ky është realiteti. Ne duhet të zgjohemi. Tani jemi duke fjetur”.
Çelsi do të luajë në shtëpi kundër Boltonit ditën e mërkurë.
Shënon tripletë, por Baloteli është i lodhur nga Anglia
Mario Baloteli ishte heroi i fitores 4-0 të Mançester Sitit ndaj Aston Vilës, me sulmuesin italian që realizoi një tripletë, dy gola me penallti, të parin (8’) dhe të fundit (55’). Gjithsesi, Mario Baloteli është i lodhur nga Anglia dhe dëshiron të kthehet në Italia pas vetëm pesë muajsh. Sulmuesi italian 20-vjeçar, sipas tabloidit “The Sun”, dëshiron ta mbyllë aventurën te Mançester Siti dhe të rifillojë të luajë në Serinë A për sezonin e ardhshëm. Ish-interisti mesa duket nuk është ambientuar në shtëpinë e re. “Nuk po arrij të bëj miq dhe nuk kam gjetur askënd me të cilin të bëj shoqëri. Nuk kam ndërtuar asnjë lidhje me shokët në fushë apo jashtë saj”, - citohet Mario. Të panevojshme dhe përpjekjet e trajnerit Roberto Mançini, i cili ka bërë të pamundurën për të favorizuar integrimin e djaloshit. “Baloteli – shkruan ‘The Sun’ – nuk ka asnjë problem me trajnerin Roberto Mançini, i cili ka bërë gjithçka për të ndihmuar lojtarin të ambientohet. Edhe durimi i Mançinit është në kufijtë e fundit pas paraqitjes së dobët të sulmuesit në humbjen shtëpiake të Sitit të shkaktuar nga Evertoni me rezultatin 2-1”. Supermario, i cili ka shënuar pesë gola në 10 ndeshje, e di mirë se nuk mund të largohet në muajin janar, por do të kërkojë ta bëjë këtë në muajin qershor. Ëndrra e tij, tashmë nuk është një e fshehtë, është të kthehet në Milano për të veshur bluzën e Milanit.
29 Dhjetor 2010