E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, kampione e Shqipërisë

Dinamo edhe pse luajti për 30 minuta me nëntë lojtarë fitoi 2-1 "finalen" e madhe me Partizanin dhe shpallet për herë të 17-të kampione e Shqipërisë, falë dy golave të Bekim Kulit në minutën e 4-t nga pika e bardhë dhe zëvendësuesit Nertil Ferraj në minutën e 93-të.
Për Partizanin barazimin e përkohëshëm e realizoi mbrojtësi Tefik Osmani.
Ndeshja u gjykua nga një treshe gjyqtarësh italianë me kryesor Paolo Tavaljento. Trofeun kapitenit Arjan Pisha ia dorëzoi Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Dinamo, pas triumfit të Faruk Sejdinit në sezonin 2001-2002, rikhehet te titulli pas gjashtë vjetësh, kësaj radhe me teknikun Ilir Daja, i cili nga ana e tij fitoi për herë të dytë një titull kampion si trajner pas atij me Elbasanin në sezonin 2005-2006.
Ky është edhe trofeu i dytë i presidentit Besnik Sulaj në drejtim të klubit të Dinamos.
KATEGORIA SUPERIORE
Java 33

Dinamo-Partizani 1-1
Kastrioti-Tirana 1-2
Teuta-Besa 3-5
Besëlidhja-Vllaznia 4-2
Skënderbeu-Shkumbini 1-3
Flamurtari-Elbasani 2-2

RENDITJA
1.Dinamo 70 Liga e Kampioneve
2.Partizani 65 Kupa UEFA
3.Besa 56 Kupa Intertoto
4.Elbasani 52
5.Shkumbini 50
6.Tirana 49
7.Vllaznia 45 Kupa UEFA
8.Flamurtari 44
9.Teuta 35 Play out
10.Kastrioti 35 Play out
11.Besëlidhja 34 Kategoria e Parë
12.Skënderbeu 11 Kategoria e Parë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›