Verdiktet e sezonit, Dinamo në Ligën e Kampioneve

Me përfundimin e ndeshjeve të javës së 33-të, Kampionati i 69-të Kombëtar i Kategorisë Superiore prodhoi edhe verdiktet e sezonit.
Dinamo, kampionia e re e Shqipërisë do të marrë pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampioneve.
Vllaznia, fituese e Kupës së Shqipërisë do të luajë së bashku me Partizanin e vendit të dytë në kualifikueset e Kupës UEFA.
Besa, që fitoi 5-3 në Durrës me Teutën është pjesëmarrëse në Kupën Intertoto, ku në turin e parë eliminator do të përballet me një skuadër qipriote.
Teuta e Kastrioti janë dy skuadrat e Kategorisë Superiore që do të luajnë ndeshjet e play-out me dy skuadrat e Kategorisë së Parë, që renditen në vendet 3-4.
Besëlidhja e Skënderbeu do të luajnë sezonin e ardhshëm një kategori më poshtë, në të Parën.
Verdiktet e sezonit 2007-2008
Kampion
Dinamo
Kupa e Shqipërisë
Vllaznia
Play-out
Teuta
Kastrioti
Bien nga Kategoria
Besëlidhja
Skënderbeu
Në Europë
Liga e Kampioneve
Dinamo
Kupa UEFA
Vllaznia
Partizani
Kupa Intertoto
Besa