Duka: Rama nuk më la të konkurroj
TIRANE-Ish-ministri socialist i Bujqësisë, Agron Duka sqaroi dje në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", arsyet pse e u detyrua të largohej nga Partia Socialiste, drejt asaj Republikane. Duka sqaroi se kryetari i PS-së, Edi Rama nuk pranoi që ai të kandidonte sërish në qarkun e Durrësit e pikërisht në zonën e Shijakut, ku ai ka mbështetjen më të madhe. Ndaj ka qenë një vendim i atypëratyshëm që Dukën e ka kaluar në radhët e republikanëve, me të cilët siç sqaron, ka pasur njohje të hershme që nga ish-Presidenti i Nderit, Sabri Godo.
Ai pohon se nuk ka miq në politikë, por jeta demokratike lë hapësirë edhe për këtë kalim të tij nga PS tek PR, që tashmë është në koalicion me kryeministrin Sali Berisha. "Unë nuk kam konflikt personal me Edi Ramën. Unë besoj se ai ka një problem me funksionin e tij si kryetar partie dhe vlerësimin e drejtë të njerëzve dhe votuesve të PS. Rama nuk mori mendimin e strukturave të zonës elektorale. Ky është konflikti që kisha me të. Nuk më la që të konkurroj. Kjo është abuzive për mendimin tim", u shpreh Duka, gjatë intervistës. "Si pjesë e PR-së do të votoj Sali Berishën kryeministër", nënvizon Duka. "Do të respektoj rregullat e jetës politike, si pjesë e Partisë Republikane. Nuk kam konflikte personale dhe asnjë armik politik. Si përfaqësues i PR-së, do të ndjek politikën dhe programin e kësaj force", tha ish-deputeti socialist, i cili është njohur si një nga miqtë edhe të ish-kryetarit socialist, Fatos Nano. Duka do të garojë në qarkun e Durrësit, përballë kunatit të tij, deputetit të LSI-së, Lefter Koka, por për këtë Duka shprehet se: "Besoj se ne jemi një shoqëri e lirë, ku gjithsecili bën zgjedhjet e veta. Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë gabime. Unë tani jam pjesë e PR dhe respektoj vendimet dhe rregullat e jetës politike. Nuk bëj aventurë, jam institucional dhe nuk kam armiq në politikë, këtë e kam provuar besoj", tha më tej Agron Duka, duke theksuar se për të nuk ka më kthim në listën e PS-së. Duka konfirmon se ka nisur fushatën elektorale me mbështetësit e tij, në Shijak fillimisht, e mandej në të gjithë qarkun e Durrësit.
Si erdhi oferta nga Partia Republikane? Kishit negociata me këtë forcë politike?
Me zotin Mediu njihemi prej kohësh dhe sidomos gjatë kohës që kemi qënë të dy në parlament. Po ashtu kam njohur Sabri Godon dhe e kam vlerësuar Partinë Republikane si parti kombëtare dhe pa eksese. Zoti Mediu më ftoi të kandidoj për PR-në dhe vendosa, pasi zoti Rama më hoqi mundësinë për të konkurruar në mënyrë krejt të padrejtë dhe abuzive.
Cila është marrëdhënia juaj me Edi Ramën? Kur ka qënë konflikti i fundit me Ramën?
Unë nuk kam konflikt personal me Edi Ramën. Unë besoj se ai ka një problem me funksionin e tij si kryetar partie dhe vlerësimin e drejtë të njerëzve dhe votuesve PS. Rama nuk mori mendimin e strukturave të zonës elektorale. Ky është konflikti që kisha me të. Nuk më la që të konkurroj. Kjo është abuzive për mendimin tim.
Jeni ish-ministër nën siglën e PS, me kontribut shumëvjeçar në PS. Republikanët janë në një aleancë me Sali Berishën. Do të votonit për Sali Berishën kryeministër?
Do të respektoj rregullat e jetës politike, si pjesë e Partisë Republikane. Nuk kam konflikte personale dhe asnjë armik politik. Si përfaqësues i PR-së, do të ndjek politikën dhe programin e kësaj force.
Si ndiheni kur ju keni rival në këto zgjedhje kunatin tuaj Lefter Koka, i cili garon për herë të dytë për LSI?
Besoj se ne jemi një shoqëri e lirë, ku gjithsecili bën zgjedhjet e veta.
Zoti Duka, deri para pak ditësh ju ishit kandidati i përfolur në selinë e PS në Durrës. Por nëse ndodh të jeni kandidat në listat e PS, do pranoni, pas këtij vendimi?
Vendimi im është i prerë dhe nuk tërhiqem. Do të kandidoj nën siglën e PR. Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë gabime. Unë tani jam pjesë e PR dhe respektoj vendimet dhe rregullat e jetës politike. Nuk bëj aventurë, jam institucional dhe nuk kam armiq në politikë, këtë e kam provuar besoj.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)