“Kaizeri” Bekenbauer: Jo zënka mes Dortmundit dhe Bajernit në Champions
MYNIH - Duke marrë shkas nga ndeshja e fundit mes Dortmundit dhe Bajernit në Bundelisgë, ndeshje e përfunduar në barazim 1-1, por ku pati debate dhe deri në kartonë të kuq për ndërhyrje të ashpra, “kaizeri” Franc Bekenbauer, Presidenti i Nderit të klubit të Bajern Mynihut, i ka kërkuar skudrës së tij dhe kundërshtarëve që në finalen e 25 majit të Ligës së Kampioneve të sillen mirë dhe që rivaliteti mes tyre të mos çojë në gjeste antisportive, sherre apo ndërhyrje të ashpra.
“Dy personazhe, si Samer dhe Klop nuk mund të ulërasin në vijën anësore në sytë e të gjithë opinionit publik”, - deklaron Bekenbauer, i cili shpreson që në finalen e Uemblit të mos ketë aq shumë ndërhyrje të gabuara dhe provokime nga lojtarët e të dyja skuadrave.
“Duhet të jetë një finale model për ne gjermanët. Natyrisht, të ketë luftë sportive dhe spektakël, por jo fyerje, gjeste antisportive dhe në debate pa vlera” – përfundon Bekenbauer.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)