E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF-MTKRS, 10 milionë euro për Qemal Stafën

Federata Shqiptare e Futbollit i propozon Ministrisë së Sporteve planin për rikonstruktimin e stadiumit “Qemal Stafa”.

Sekretari Arben Bici është takuar me drejtues të MTKRS-së, për të diskutuar rreth rinovimit të tempullit të futbollit shqiptar, në mënyrë që ai të shndërrohet në një impiant bashkëkohor, që plotëson edhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pohuar se kostoja e këtij operacioni mund të kapë shifrën e 10 milionë eurove, ku vetëm gjysma do të përballohet nga institucioni që drejton top-këmbën.

“Sot (dje) sekretari Bici u takua me përfaqësues të Ministrisë për të biseduar rreth rikonstruktimit të stadiumit më të madh në vend”, tha Duka.

“Vlera e punimeve mund të kapë shifrën 10 milionë euro, por kjo do të përcaktohet më saktësisht nga një grup pune i përbashkët, ku nuk do të mungojë as prezenca e organizmave ndërkombëtarë. Ideja është që investimi të bëhet 50 për qind nga FSHF dhe 50 nga shteti”.

Tema për rikonstruktimin e “Qemal Stafës” është prekur edhe nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, në takimin që ai zhvilloi me ministrin Pango. Duka foli edhe për ecurinë e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2010, duke pretenduar gjashtë pikë në dy sfidat e radhës (11 shkurt me Maltën dhe 28 mars me Hungarinë).

“Këto takime duhen përgatitur me kujdes, në mënyrë që të marrim maksimumin. Askush nuk duhet të mendoj se tri pikët në Maltë janë të thjeshta. Kemi pozita të mira. Nuk mund të pretendojmë të kualifikohemi në Afrikë, por klasifikimi na lejon të ëndërrojmë”. Duka u shpreh i pakënaqur nga ecuria e kombëtareve të moshave, përveç ekipit Shpresa dhe konfirmoi rikrijimin e Kombëtares olimpike pas 12 vitesh mungesë. Skuadra që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare, në Peskara të Italisë do të drejtohet nga Ari Han.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›