E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Prizren, lëndohen tre fëmijë

Prizren - Tre fëmijë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të ndodhur dje në lagjen Arbanë të Komunës së Prizrenit. Dy tre vjeç dhe njëri vetëm një vjeç, fëmijët janë shpëtuar nga zjarri pas ndërhyrjes së familjarëve të cilët më pas I kanë dërguara ata në spitalin e Prizrenit. Policia bën të ditur se shkak I shpërthimit ka qenë masa që ka rënë një ngrohës elektrik. Policia e Kosovës ka apeluar për të gjithë qytetarët që të kenë kujdes gjatë përdorimit të kaloriferëve elektrik për ngrohje por edhe formave tjera të zjarrit që mund të përhapën dhe shkaktojnë humbje të jetëve të njerëzve dhe dëme materiale.

Për Start nga Prizreni, Hajdin ISLAMI

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›