E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani rrëmben Eleandro Pemën

Elbasani vazhdon të jetë mjaft aktiv në këtë merkato dimri. Pavarësisht problemeve ligjore të presidentit Arben Laze, verdheblutë vazhdojnë të përforcojnë kontingjentin për gjysmën e dytë të kampionatit.

Afrimi i bujshëm i mbrojtësit Nevil Dede është shoqëruar nga një tjetër blerje cilësore: ajo e sulmuesit Eleandro Pema. Lojtari i talentuar ka firmosur gjatë mesditës së djeshme me klubin dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa, për pjesën e mbetur të edicionit.

Në fillim të sezonit 2008/’09, Pema ishte pjesë e Flamurtarit, por për shkak të kontradiktave me drejtuesit e klubit vlonjat, ai prishi në mënyrë të njëanshme kontratën.

Për ish-sulmuesin e Dinamos dhe Tiranës, në këtë merkato dimri interesohej edhe Partizani, që synon të përforcojë skuadrën për fazën e dytë të Kategorisë Superiore. Megjithatë, Pema ka preferuar aventurën në Elbasan, ku do t’i duhet të konkurrojë për një vend titullari me Skerdi Bejzaden, Fjodor Xhafajn dhe Oriand Abazajn.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›