Duka me të rinjtë: Republikanët në Durrës do të marrin dy mandate
Fushë-Krujë- Kandidati për deputet i Partisë Republikane Agron Duka ka qenë në aktivitetin e forumit rinor të kësaj partie në Fushë- Krujë sëbashku me kryetarin e PR-së, Fatmir Mediun.
Duka deklaroi se në qarkun e Durrësit pretendohet të merret më shumë se një mandat. Duke parë entuziazmin e të rinjve por edhe të elektoratit të Durrësit, ai tha së do të qëndrojë për një kohë të gjatë në politikë.
duke parë entuziazmin dhe pjesëmarrjen tuaj, unë them se do të marrim dy mandate. Natyrisht, problematikat në Shqipëri me gjithë zhvillimet që janë bërë, janë akoma të shumta. Ju premtoj ju, se nuk do të rresht asnjë moment për të bërë të mundur që në katër vjeçarin e mandatit tim apo tonin, të hapim sa më shumë vende pune për të rinj. Do të bëj që të zhvillohet kultura dhe sporti në përgjithësi, duke pasur parasysh CV dhe background-in tim sportive do të jem një zë i fuqishëm që sporti të zhvillohet në Shqipëri, u shpreh Duka.
Mediu theksoi rendësinë e rinisë në jetën politike shqiptare, të jenë aktiv, të punojnë për familjet e tyre, të gjykojnë me të drejtë rrugën e së ardhmes. Mediu falenderoj mikun e tij Z. Agron Duka si prind, njëri i ndershëm, punëtor, që gjatë karrieres së tij si biznesmen dhe si politikan ka përkrahur njerëz që i përkasin forcave politike të majta apo të djathta duke ndihmuar shumë familje e duke i dhënë shanse shumë të rinjve.
Dëgjova njëriun që pretendon të bëhet kryeministri i Shqipërisë se Shqipëria nuk është në NATO, por në natë,- citoi një deklaratë të bërë nga Edi Rama Mediu.
Rama nuk ka si ta pranojë Shqipërinë në NATO, pasi nuk e ka pranuar se Shqipëria është vend dinjitoz për NATO. Nuk duhet të lejojmë që pragmatizmi politik të jetë mbi interesat tona, tha Mediu.