E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka, motivon lojtaret para ndeshjes

Pas seances se djeshme kreu i FSHF-se Armando Duka, mblodhi lojtaret ne hollin e hotelit, ku iu ka kerkuar impenjim maksimal, me qellim qe kjo ndeshje te fitohet, per te kenaqur tifozerine dhe per te justifikuar deri diku, interesin e madh te shqiptareve. Lojtaret jane shprehur njezeri se do te luajne per nje qellim, qe te arrijne maksimumin ne fushe dhe te dalim me trepikeshin nga La Valeta. Ne rast se kombetarja do ta fitoje ndeshjen, atehere pas ndeshjes pritet qe Komiteti Ekzekutiv te miratoje edhe shperblimet per lojtaret qe do te kontribuojne ne kete fitore. Gjithsesi, Duka ka nenvizuar se fitorja me Malten do te jete nje motiv me shume, per te perseritur te njejtin sukses nje muaj me vone me Hungarine, cka do te permbushte synimet e kuqezinjve, ne keto eliminatore dhe do te shtonte moralin dhe besimin per te realizuar endrren e madhe, qe nje dite edhe Shqiperia te jete pjesemarrese ne finalet e nje boterori. Dje ne mbremje lojtaret zhvilluan analizen e fundit, nga ana e trajnerit qe shpalli edhe formacionin zyrtar.

Gjykimi

Nje treshe rumune do te drejtoje ndeshjen Malte-Shqiperi. Ndeshja do te filloje ne ora 19.30 dhe gjyqtar kryesor do te jete Alexandru Deaconu, kurse anesore jane: Xhorxh Vidan dhe Eduard Dumitresku (Rumani). "Supersport" dhe "tvsh", do ta pasyrojne kete sfide.

Ndryshimet

Trajneri Ari Han pritet te kryeje disa ndryshime taktike, per t'iu pershtatur edhe mungesave te dy lojtareve kryesore, Lales dhe Canes. Curri do te lere mbrojtjen, per t'u aktivizuar ne mesfushe. Vrapi do te luaje ne mesfushe dhe Bulku e Agolli me te terhequr.

Formacioni i mundshem: Beqaj (Hidi), Dallku, Beqiri, Curri, Vangjeli, Agolli, Bulku, Duro, Vrapi, Skela, Salihi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›