Kombetarja, me nje deshire dhe nje qellim
Aranit Muraci
Kombetarja do te luaje sot ndeshjen e peste te eliminatoreve te boterorit afrikan dhe interesi i shqiptareve eshte i madh, per shkak se nje fitore e mundshme do te ngreje kombetaren shqiptare, ne vendin e pare ne grup. Kuqezinjte do te zbresin me disa mungesa ne fushe, po kjo nuk shihet si nje pengese per te kerkuar maksimumin. Lojtaret argumentojne se, me shume se mungesat ne kete ndeshje, problem eshte qe te mundet nje kundershtar, qe nuk ka se cfare humbet dhe per me teper do te kete ne favorin e tij faktorin fushe. Mesfushori i kombetares sone, Klodian Duro thekson se grupi do te beje te pamunduren qe mungesat ne mesfushe, te mos ndikojne ne objektivin final. "Pavaresisht mungesave, grupi i lojtareve ne stervitje ka shfaqur hapur deshiren per te fituar kete ndeshje", - thekson Duro. "Nje ndeshje e veshtire, por Shqiperia i ka mundesite te fitoje, ndaj nje kundershtari qe e ka mundur pak muaj me pare. Ne rast se do te tregojme karakterin e ndeshjeve te para, fitoren nuk kemi pse e veme ne dyshim" - thote Duro. Mesfushori kuqezi kete sezon luan ne Qipro dhe eshte nje nder protagonistet kryesore me Ominoa Nikosian, e cila ndodhet ne vend te pare. Klodian Duro beson se te njejten forme do te shfaqe edhe sot, ne Malte, perballe te njejtit kundershtar. "Kam nje motiv me shume, kur jam pjese e ekipit kombetar", - thekson Klodian Duro. "Fanella e kombetares eshte e shtrenjte. Fitoren e deshiron e gjithe Shqiperia dhe kjo na detyron qe te bejme te pamunduren, per t'ia dale mbane". 32 vjecari qe luan prej gjashte vjeteve dhe eshte nje nder lojtaret me te vjeter ne radhet e kuqezinjve, thote se cdo lojtar do te kete nje motiv per te justifikuar vendin ne formacion, ndaj edhe mungesat e Lales dhe te Canes, nuk duhet te merren si nje faktor qe mund te ndikoje negativisht, ne kete sfide. "Mendoj se 11 lojtaret qe do te jene ne fushe perballe Maltes, do te jene ne gjendje te perfaqesojne denjesisht Shqiperine. Mungesat nuk do te kene asnje rendesi gjate ndeshjes, sepse ata qe do te jene ne fushe do te luajne per fitore, deri ne sekonden e fundit. Ndeshja eshte e veshtire, sepse kundershtari duket teper i motivuar per t'i marre pike kombetares. Por kur te gjithe shqiptare jane optimiste, ne qe do te luajme sot ne fushe, jemi disa here me shume", - perfundon Klodian Duro. Ne kete ndeshje, ne mungese te Canes dhe Lales, shiritin e kapitenit do ta mbaje Skela.