Kuqezinjte perballe Maltes, ne fokusin e Aleks Fergusonit
Nuk do te jete cudi qe ndonjeri nga lojtaret e kombetares sone, te veshe fanellen e Mancester Junajtid, ne te ardhmen. Ne rast se Shqiperia arrin nje fitore sonte ne mbremje, ndaj Maltes, ndonjeri nga kuqezinjte pritet te shkelqeje ne syte e trajnerit te Mancester Junajtid, Aleks Ferguson. Trajneri i djajve njihet mire, per nuhatjen ndaj talenteve dhe nuk perjashtohet mundesia qe pas ndeshjes, te ftoje ndonje nga kuqezinjte ne Premier Lige, ne nje nga klubet me te medha te botes. Ferguson zbuloi Kristiano Ronaldon nga kampionati portugez, kur ai nuk njihej ne arenen nderkombetare. Trajneri e ftoi ne radhet e Mancester Junajtid, ku me pas Ronaldo u be i famshem. Por jane edhe disa lojtare te tjere, madje ka edhe nga vendet e ballkanit, qe i kane bere pershtypje skocezit neper ekipet kombetare dhe me tej, jane bere pjese e Mancesterit. Sot ne "Ta Qali" te La Valetes, lojtaret e kombetares shqiptare do te kene nje motiv me shume per te fituar dhe te per luajtur mire. Sipas mediave malteze, Ferguson eshte i pranishem ne ishull, ne nje mision qe ka per qellim zgjerimin e tifozeve te Mancester Junajtid, ne bote. Ne stadium do te jene te pranishem edhe menaxhere te ndryshem, te cilet shfaqin interes per lojtaret e kombetares sone, nje pjese e te cileve ne fund te ketij edicioni, nuk do te kene kontrate ne ekipet e tyre dhe synojne te levizin neper ekipet e tjera. Por ylli i Portugalise, Kristiano ronaldo perjetoi nje ndeshje ferri, pak muaj me pare, kur ekipi i tij kombetar barazoi 0-0, ne Brage, me Shqiperine. Barazimi mes dy ekipeve perfaqesueses solli irritimin e tifozeve vendas, ku ne qender te kritikave eshte vene edhe Ronaldo.
Kosovari
Besart Berisha eshte lojtari i vetem shqiptar qe eshte pjese e kampionatit anglez, edhe pse nuk luan me Bernlin. Ai per nje vit ishte i demtuar, ndersa eshte huazuar te Horsens i Danimarkes, pas rikthimit. Ende asnje futbollist i kombetares sone nuk ka mundur dot te ngjitet te nje ekip te Premier Liges.
Kosovari
Besart Berisha eshte lojtari i vetem shqiptar qe eshte pjese e kampionatit anglez, edhe pse nuk luan me Bernlin. Ai per nje vit ishte i demtuar, ndersa eshte huazuar te Horsens i Danimarkes, pas rikthimit. Ende asnje futbollist i kombetares sone nuk ka mundur dot te ngjitet te nje ekip te Premier Liges.