Duka uron Vokrrin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, e ka uruar Fadil Vokrrin për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
“Është një kënaqësi për mua dhe mbarë futbollin shqiptar rizgjedhja juaj si president i FFK’së për një mandat të ri 4-vjeçar. Isha i bindur në këtë zgjedhje, duke marrë parasysh dhe punën e madhe dhe kontributin e pashtershëm që ju keni dhënë në krye të këtij institucioni. Shpresoj dhe besoj që në këtë mandat do të arrihet dhe njohja e FFK-së në organizmat ndërkombëtarë”, thuhet në telegram urimin e Dukës.