E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në stadium, dënohet me 8 ndeshje jashtë fushe Skënderbeu

Komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me 8 ndeshje jashtë fushe ekipin e Skënderbeut pas dhunës të ushtruar disa ditë më parë në takimin mes këtij ekipi dhe Flamurtarit.
 

Gjithashtu FSHF-ja ka pezulluar për dy ndeshje dhe ka dënuar me 100 mijë lekë gjobë Zv. trajnerin e Skënderbeut Lorenc Hysi.
 

Në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari e vlefshme për Kupën e Shqipërisë e cila u zhvillua disa ditë më parë shoqërua nga dhuna.
 

Mësohet se tifozat kanë hedhur në fushë sende të forta në shenjë proteste duke qëlluar kështu një prej arbitrave anësorë.
 

Arbitri Ridigels Cokaj mori ndihmën mjekësore në fushë, kurse loja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë u ndërpre për disa minuta.

Ndeshja me rezultat aktual 2:1 rifilloi pas 14 minutash ndërprerje, ndërsa arbitri i plagosur la fushën dhe u zëvëndësua nga Artan Taullaraj.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›