Dukatasit mbajne te bllokuar Bashkine e Orikumit
Per te treten dite radhazi qindra banore te fshatit Dukat dhe te qytezes se Orikumit jane mbledhur dje perpara Bashkise Orikum dhe kane protestuar per ceshtjen e pronave qe heret ne mengjes duke mos lene te hyjne ne godine punonjesit e bashkise.
Banoret e Dukatit kane kerkuar edhe dje takim me kryetarin e bashkise Kanan Braho per te dhene nje shpjegim ne lidhje me kete problem dhe per zgjidhjen e tij por Braho perseri nuk ndodhej ne zyre.
Qysh ne oret e para te mengjesit te se premtes protestuesit kane bllokuar hyrjen e bashkise duke mos lejuar punonjesit e Bashkise Orikum te hyjne brenda e duke bllokuar keshtu per te dyten dite radhazi punen e ketij institucioni. Ata kane theksuar se kreu i bashkise duhet te jape llogari ne lidhje me ceshtjen e pronave. Fale policise administrata ka mundur te hyje ne zyrat e bashkise vetem rreth ores 900 per tu larguar qe aty rreth mesdites kur protestuesit u rikthyen serish dhe e bene te pamundur kryerjen e detyres nga ana e nepunesve. Protestuesit i kerkuan kryebashkiakut Braho qe te bashkohet me kauzen e tyre ashtu sic u ka premtuar ose te largohet nga detyra si kryetar bashkie qe sipas protestuesve e ka marre me votat e tyre.
Protestuesit pretendojne se kryebashkiaku u ka premtuar per zgjidhjen e ceshtjes se pronave por nje gje e tille deri sot nuk ka ndodhur. Banoret e Dukatit jane treguar te prere ne kerkesat e tyre qe jane njohja e pronesise per tokat ne Gadishullin e Karaburunit dhe ne zonen e Llogorase ndersa banoret e Orikumit kerkojne njohjen e pronesise per siperfaqet e fituara nga ata ne baze te ligjit 7501.
Nepermjet nje deklarate per shtyp e cila u lexua nga protestuesit qe u rikthyen per te dyten here para bashkise kane rikonfirmuar dhe njehere qendrimin e tyre qe ka qene Kanan Braho ose te bashkepunoje me banoret ose te jape doreheqjen nga posti qe mban.
Kuvendi i Dukatit ka vendosur qe diten e hene tu rikthehet protestave me menyra te ndryshme duke mos mbajtur me pergjegjesi per ato qe do te ndodhin. Ne fundjave nuk priten zhvillime te tjera por diten e hene protestuesit do te jene serish perpara godines se bashkise. Dje ne Orikum ishin mobilizuar mjaft forca policie rreth 200 te perforcuara edhe nga drejtues dhe efektive nga Tirana qe do te jene aty edhe gjate javes ne vijim.