Policia shperndan pas nje muaji foton e te zhdukurit
Autoritetet e policise se Fierit jane vene me ne fund ne levizje per gjetjen e nje personi te zhdukur prej gati nje muaji. Policia eshte duke hetuar dhe kerkuar per gjetjen e 42-vjecarit te zhdukur qe nga data 3 shtator. Zyrtarisht Komisariati i Fierit duke iu shmangur mospublikimit te rastit me pare ka thene se ekziston mundesia e largimit te qellimshem te Ismail Shehut. Mund te kemi nje largim te tij te qellimshem pasi hetimet e deritanishme te ky motiv na cojne tha per Shqip nje ekspert i grupit te hetimit te ngritur per kete ceshtje. Po keto burime thone se Shehu mund te jete duke levizur nga njeri qytet ne tjetrin per te siguruar pune. Madje ekziston nje mundesi qe ai mund te jete larguar edhe jashte vendit pohojne burimet e policise lokale. Po ashtu policia hedh poshte dyshimin e nje vrasjeje apo vetevrasjeje te Ismail Shehut. Policia e mbron kete teze te saj duke thene se asnje gjurme vrasjeje apo vetevrasjeje nuk eshte gjetur ne Fier por edhe ne mbare vendin. Fotografia e Ismail Shehut u eshte derguar pikave kufitare dhe te gjithe komisariateve te vendit vetem dje pas publikimit te lajmit ne media. Po ashtu te dhenat e 42-vjecarit te zhdukur u jane dhene te gjithe komisariateve ne vend me qellim qe efektiva te tyre te bien ne kontakt me pronaret e staneve ku dyshohet se Ismail Shehu mund te jete fshehur.