E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishte humbur prej tri ditesh gjendjet i vdekur i moshuari

Berat Mjeku ligjor tha se vdekja kishte ardhur nga nje atak kardiak

Kishte humbur kontaktet me familjen tri dite me pare gjendet i pajete ne rrenojat e ish-divizionit te ushtrise. Ndersa ishte larguar tri dite me pare nga banesa e tij 78-vjecari Rezi Velaj figuronte i humbur per familjaret e tij. Burime te policise bejne me dije Rezi Velaj 78 vjec banues ne lagjen Kushtrim prane poligonit te qitjes ne kete qytet mesohet se eshte larguar nga banesa rreth ores 1200 te se merkures dhe nuk eshte kthyer me ne banese. Pasi e ka kerkuar tek te afermit dhe miqte bashkeshortja e 78-vjecarit ka kerkuar ndihmen e policise. Plaku jetonte vetem me gruan pasi femijet ndodhen ne emigracion. Burime nga policia e Beratit bene me dije se kerkimet kishin nisur menjehere pas marrjes se denoncimit. Pas disa ore kerkimesh pa rezultat nga ana e policise trupi i pajete i te moshuarit eshte gjetur ne oret e para te mengjesit te djeshem nga kalimtare te rastesishem. Ka qene nje telefonate qe ka lajmeruar se ne rrenojat e ish-divizionit ushtarak eshte gjendur nje njeri i cili nuk reagonte dhe dyshohej se kishte vdekur. Ne vend kane shkuar eksperte te cilet kane bere edhe identifikimin e kufomes dhe me pas trupi eshte cuar ne morgun e spitalit rajonal. Sipas mjekut ligjor 78-vjecari vuante nga skleroza semundje kjo e cila ka bere qe i moshuari te humbiste rrugen e pastaj te kete pesuar nje infarkt kardiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›