E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosmarreveshjet qeveri-pushtet vendor lene pa rroga konviktet

Gjirokaster Ligji i ri i kalon konviktet ne varesi te bashkive por nuk jepen fonde per kete

Per shkak te mosmarreveshjeve mes bashkise dhe Drejtorise Rajonale te Arsimit lidhur me transferimin e fondit te pagave punonjesit edukative te konvikteve te shkollave te mesme ne Gjirokaster jane lene 9 muaj pa u paguar. Kujdestaret e dy konvikteve ne Gjirokaster gjithsej 8 punonjes edukative 2 nendrejtore dhe 6 edukatore prej dates 1 janar 2010 e deri me sot kur ka nisur viti i ri akademik nuk jane paguar pasi pas daljes se vendimit nr. 1710 date 29.12.2008 te KM dhe shkreses me nr. 335 date 20.01.2010 te Ministrise se Arsimit dhe Shkences mandej edhe pse qeveria i ka akorduar fondet perkatese per kete kategori punonjesish per shkak te kundershtimit te administrates se Bashkise se Gjirokastres ata nuk kane marre asnje page. Ky fakt doli ne drite keto dite qe nisi procesi mesimor per vitin 2010-2011 pasi kujdestaret e konvikteve kane muaj qe presin te mbyllet debati dhe nuk preferojne te flasin per te mos humbur bashke me rrogat edhe vendet e tyre te punes. Vendimi nr. 1710 date 29.12.2008 i KM Per administrimin e konvikteve te sistemit arsimor parauniversitar sipas nje shkrese qe mban daten 20.01.2010 qe mban firmen e sekretarit te pergjithshem te MASH-it thuhet se numri i punonjesve edukative te konvikteve te arsimit parauniversitar dhe fondi i pagave te tyre per vitin 2010 eshte planifikuar ne buxhetin e njesive te qeverisjes vendore. Shprehimisht ne kete shkrese thuhet se pagesa per kete kategori punonjesish duke filluar nga data 01.01.2010 nuk do te behet nga sistemi MASH-it por nga njesite e qeverisjes vendore. Mbeshtetur ne logjiken e kesaj shkrese ish-drejtori i Drejtorise Rajonale Arsimore Vasil Muka i ka percjelle Bashkise se Gjirokastres gjithe dokumentacionin qe keta punonjes te vijojne te marrin rrogat nga bashkia e qytetit.

Deri ne fund te marsit te ketij viti ceshtja e pageses se ketyre punonjesve nuk ishte zgjidhur dhe ne daten 01.04.2010 me nje shkrese te kryetarit te bashkise Flamur Bime vete personeli edukativ i konvikteve njoftohej se ndonese kesaj bashkie i ishte deleguar funksioni i administrimit te konvikteve nuk ishte bere delegimi i fondeve perkatese ku perfshihej paga dhe sigurimet shoqerore nga qeveria.

Dy nendrejtoret e konvikteve perkatesisht Miko Gjoni i konviktit te Pedagogjikes ne lagjen 11 Janari dhe Engjell Kamberi i Industriales ne lagjen 18 Shtatori e kane te veshtire qe te orientohen dhe te percaktojne pergjegjesine e sakte ne morine e shkresave qe kane ne dore. Nese po ti referohesh dosjes me shkresa urdhra dhe ligje per zgjidhjen e ketij problemi do te duheshin dhjetera faqe gazete por ajo qe mbetet konstante eshte fakti qe punonjesit nuk paguhen prej fillimit te vitit e deri sot kur konviktet rihapen dyert per te strehuar nxenesit e shkollave te mesme ne Gjirokaster.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›