Duke debatuar për leksionet e historisë në Libi
Mitologjia e ndërhyrjes
Në debatin lidhur me çështjen se ku dhe si duhet ndërhyrë në Libi, shumë komentues dhe politikëbërës janë mbështetur në një numër leksionesh të marra nga historia. Besimi në këto mite shpesh të çon drejt një politike të jashtme më ndërhyrëse
Nga Micah Zenko (Foreign Affairs)
Kur merret parasysh fakti se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’ia dilnin me problemet e vazhdueshme të politikës së jashtme, historia mund të vihet në rolin e mësimdhënies. Historia e shtrembëruar apo e kujtuar keqazi, sidoqoftë, është e rrezikshme. Fatkeqësisht, në debatin më të fundit lidhur me ndërhyrjen amerikane në Libi, gazetarët dhe analistët kanë përhapur një grup falsitetesh dhe tipizimesh rreth përdorimit të forcave ushtarake prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në fund të Luftës së Ftohtë. Besimi në këto mite – veçanërisht në përfundimet e suksesshme – të çon drejt një keqkuptimi të problemeve të kohës dhe tek një ndërhyrës në politikën e jashtme.
Miti i parë është që kombinimi i forcave ajrore të NATO-s dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëri që presidenti serb, Sllobodan Milosheviç të hiqte dorë nga pretendimet për Kosovën më 1999.
Sot, ndjekësit e ndërhyrjes në Libi, si Max Boot në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Peter Juul në Qendrën për Zhvillimin Amerikan, kanë përkrahur përsëritjen e këtij suksesi të supozuar. Ata argumentojnë që forcat rebele të Libisë, duke luftuar edhe me aeroplanë perëndimorë, mundën të kryenin një sulm efektiv në terren gjatë gjithë rrugës për në Tripoli.
Por, Forcat Ajrore Amerikane rishqyrtuan me saktësi ekspeditën ushtarake në Kosovë duke zbuluar kështu një panoramë paksa më të errët sesa vlerësimi fillestar i dhënë prej NATO-s: u shkatërruan 14 tanke, jo 120, siç ishte raportuar më parë; po ashtu, 18 mjete transporti të blinduar, dhe jo 220, si dhe u eliminuan 20 mjete artilerie të lëvizshme, jo 450.
Gjatë fushatës, ushtria serbe u përshtat shpejt me operacionet e NATO-s duke formuar “artilerinë” e simuluar. Për më tepër, UÇK nuk ia doli të kishte një opozitë të besueshme dhe mbështetëse kundrejt forcave serbe të disiplinuara dhe të armatosura më së miri. Përfundimisht, ishte shkallëzimi i NATO-s me goditjet nga ajri kundër ushtrisë serbe dhe infrastruktura civile në Serbi, e kombinuar me tërheqjen e Rusisë, që përkrahte Serbinë, e cila shkaktoi kapitullimin e Milosheviçit.
Kësisoj, analogjitë historike mund të shndërrohen në një shpatë me dy tehe.
Së dyti, shumë autoritete brenda dhe jashtë qeverisë, duke përfshirë edhe senatorin John McCain (R-Ariz) dhe diplomati e akademiku Philip Zelikov, kanë bërë thirrje për të ashtuquajturën zonën e rrezikshme, në të cilën divizionet e armatosura libiane do të ndaloheshin nga veprimet rreth vendit ose të paktën nga veprimet kundër popullatës civile.
Ata përmendin kështu edhe përdorimin e suksesshëm të një politike të tillë prej forcave amerikane në Irak.
Në Libi gjërat duhet të neutralizohen. Duhet të alternohet ekuilibri midis regjimit dhe rebelëve.
Në tetor të vitit 1994, Sadam Husein dërgoi 70,000 trupa, të kryesuara prej dy divizionesh që marshonin drejt kufirit të Kuvajtit.
Aty u bashkuan me 6 ushtritë e divizioneve të Irakut tashmë të stacionuar poshtë paralelit 32, pikëshënuesit gjeografik. Në mbrojtje të naftës së Kuvajtit dhe Arabisë Saudite, administrata e Klintonit u përgjigj me Luftëtarin Vigjilent të Operacioneve, e cila shumë shpejt i shpërndau forcat amerikane në terren.
I frenuar, Huseini shpejt i tërhoqi divizionet për t’i kthyer drejt qendrës së Irakut, ku edhe qëndruan.
Veç kësaj, Rezoluta e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara kërkoi “tërheqjen e të gjitha njësive ushtarake, që ishin pozicionuar në Irakun jugor”.
Uashingtoni dhe Londra e shfrytëzuan këtë rezolutë për të justifikuar paralajmërimet formale diplomatike në Bagdad, për faktin që nuk mund t’i shtonin forcat në terren përtej paralelit 32.
Por, kjo politikë u zbatua vetëm në njësitë ushtarake që mbërritën në rajon, pas tetorit 1994: me fjalë të tjera, edhe pse Huseini i tërhoqi 2 divizionet , 6 divizione të Ushtrisë Irakene mbetën aty dhe sulmuan lirisht armiqtë e regjimit të Bagdadit.
Së treti, shumë analistë ushtarakë, bashkë me Senatorin amerikan John Kerry duket se besonin, se në zona të caktuara mbrohet jeta e civilëve.
Por, nuk qëndron këtu problemi. Pavarësisht nga kujtimet rozë të disa ndërhyrësve, në zonat mbi Bosnje-Hercegovinën (1992-1995) dhe Iraku verior dhe jugor (1991-2003) nuk u arrit të mbrohej populli civil.
Madlen Albright, ish ambasadorja amerikane e Kombeve të Bashkuara, ka shkruar në librin e saj: “ne votuam, por serbët i dhunuan ata, pa paguar qoftë edhe një çmim domethënës”.
Në një shkallë më të vogël, aeroplanët dhe helikopterët kroatë dhe boshnjakë gjithashtu shkelën ligjin në këto zona.
Dihet që forcat serbe masakruan 9,000 myslimanë boshnjakë të paarmatosur në Srebrenicë.
Brenda zonave të tilla në Irak, forcat e Sadamit sulmuan çdo grup që kundërshtonte regjimin. Në jug, në vitet pas revoltës së dështuar të Shia-ve më 1991, Huseini nisi një fushatë brutale kundërzbulimi.
Trupat e tij shkatërruan moçalishte të tëra, që ishin pjesë e ekosistemit historik të Irakut jugor, duke ndërtuar rrugë në mënyrë që të transportonin artilerinë në radhët e Shia-s rebelë për t’i eliminuar në zonat e fshehura.
Në të njëjtën kohë, forcat e sigurisë së Irakut kontrollonin edhe lëvizjet e njerëzve.
Në veri, në gusht të vitit 1996, Huseini me ligësi sajoi një revoltë kurde jetëshkurtër me 40,000 trupa, 300 tanke dhe 300 lloje artilerie të rëndë.
Autoritetet e jashtme, ndërkaq, e bënë rutinë që të dhunonin mjaft zona në Irak. Në Irakun jugor, motorët reaktivë iranianë u futën në hapësirën ajrore të Irakut për të bombarduar kampet e drejtuara nga Mujahideen-e Khalq (një grup i armatosur kundërshtar anti-Teheran), i cili strehoi edhe civilët, edhe luftëtarët.
Në Irakun verior, aeroplanët luftarakë turk në mënyrë të përsëritur bombarduan fshatra të tëra, ku dyshohej se kishte terroristë kurdë.
Sipas një raporti për të drejtat njerëzore të Departamentit të Shtetit Amerikan më 2000, në një prej këtyre sulmeve, aeroplanët turk aksidentalisht vranë 38 civilë.
Një nga komanduesit amerikanë më tregoi se: “Ne mundëm të fluturonim mbi kurdët me F-16, për të mbrojtur popullatën. Më pas, turqit bombarduan kurdët me F-16”.
Miti i katërt i ndërhyrjes amerikane është që NATO krijoi një tjetër zonë mbi Kosovën më 1990 – e cila nuk i ndali dot ushtarët serbë dhe paraushtarakët prej zhvendosjes me dhunë të qindra e mijëra shqiptarëve kosovarë dhe duke vrarë 10,000 të tjerë.
Duke diskutuar për zona të tilla në Libi, komentatorët e Uashington Post dhe të Wall
Street Journal, mes të tjerash, sugjerojnë që zona të tilla ishin të paafta, si një arsye kjo për dështimin e tyre në Libi.
Në fakt, pas përleshjeve të vogla midis forcave serbe dhe UÇK që më 1998, në korrik-gusht të atij viti, NATO vendosi vëzhgues ushtarakë në Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe përfshiu në sulme të papritura 200,000 trupa të NATO-s në Kosovë.
Janë të shumtë ata që besojnë tek miti, që liderët vrarës neutralizojnë kërcënimin që shfaq regjimi i tyre. Duke përmendur suksesin më të fundit në operacionet luftarake talebane në Pakistan, shumë persona, duke përfshirë edhe Sekretarin e Jashtëm Anglez, Uilliam Hague, kanë shtruar pyetjen “Përse nuk e vrisni Gadafin?”
Edhe pse kjo duket një zgjedhje e mirë, të vrasësh liderët politikë është diçka që nuk funksionon.
Së fundmi, përpjekjet e krahasueshme për të përdorur predhat apo bombat, me qëllim që të eliminohen kundërshtarët amerikanë – duke përfshirë edhe vetë Gadafin më 1986 dhe Bin Ladenin më 1998, Milosheviçin më 1999 dhe Sadam Huseinin më 1991-2003 – të gjitha dështuan.
Pavarësisht nga aftësitë e inteligjencës amerikane, liderët politikë të cilët besojnë se janë të përshtatshëm, elastikë, mendojnë se është e vështirë të godasësh nga një distancë e largët.
Të dhënat amerikane për dështimin janë më të këqija sesa mesatarja historike.
Nga 298 përpjekjet e raportuara për vrasjet e liderëve kombëtare që nga viti 1875 dhe 2004, më pas se 20% kanë qenë të suksesshëm.
Për më tepër, koka e prerë padyshim që sjell pështjellime, kështu që edhe pasoja rrallë herë është pozitive – ashtu siç ndodhi me presidentin vietnamez Ngo Dinh Diem më 1963, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u krodhën në një luftë civile në interes të gjeneralëve të paaftë në Saigon.
Sado e papëlqyeshme të ishte e vërteta, asgjë nuk e siguron ndryshimin e një regjimi, gjë që duket kudo, që nga Grenada në Panama dhe nga Iraku në Afganistan.
Edhe kur janë të sakta, analogjitë historike mund të shndërrohen në një shpatë me dy tehe. Siç thekson Ernest May dhe Richard Neustadt në librin e tyre “Të mendosh në kohë”: “Dobia e historisë në marrjen e vendimeve” bën përpjekje të ekzaminojë referenca historike, që mund të shtojnë marrjen e vendimeve të drejta (administrata e Kenedit u mbështet në leksionet e Luftës së Dytë Botërore për të shmangur një luftë bërthamore me Bashkimin Sovjetik gjatë krizës kubane ose degradimin (administrata Truman e keqkuptoi nazizmin dhe ekspansionizmin fashist, gjë që e detyroi t’i bënte llogaritë gabim në Kore).
Në debatin lidhur me faktin se si duhet ndërhyrë në Libi, kundërshtarët morën disa shembuj historikë në përkrahje të çështjes së tyre. Shumë shpesh, këto shembuj historikë ishin plot pasaktësi dhe u keqpërdorën për shtrirjen e luftës civile në Libi.
Nëse forcat ushtarake amerikane demonstrojnë diçka, nuk ka rëndësi nëse synimi është mbrojtja e civilëve në terren, përshpejtimi i largimit të Gadafit prej pushtetit apo stabilizimi i Libisë postkonfliktuale, më shumë forcë, kohë, vëmendje dhe burime njerëzore do të nevojiten, sesa komuniteti ndërkombëtar ka vërtetuar se ka vullnetin e duhur për ta kryer.
Përktheu Rudina Dahri