E Diel, 1 Nëntor 2026

- Po ashtu Kryeministri Nano ka marrë mesazhe nga Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç si dhe William Lash, Asistent i Sekretarit të Departamentit të Tregtisë të SHBA-së - Kryeministri Fato

- Po ashtu Kryeministri Nano ka marrë mesazhe nga Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç si dhe William Lash, Asistent i Sekretarit të Departamentit të Tregtisë të SHBA-së -

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh përshëndetës nga Kryeministri i Irlandës, Berti Ahern, në të cilin vlerësohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe progresi i bërë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë Presidencës Irlandeze të Bashkimit Europian. Në këtë mesazh z.Ahern shprehet:

"Takimi i parë i Trojkës Ndërministrore me Shqipërinë, i cili u mbajt në Dublin në mars, shënoi një moment të rëndësishëm për thellimin e dialogut tonë politik. Siç kam theksuar në emër të shteteve anëtare, viti që kemi përpara, do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve BE-Shqipëri".

E mirëpres ngrohtësisht angazhimin tuaj personal për procesin e negociimit per Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në dhe shpresoj se gjatë kësaj periudhe BE dhe Shqipëria do të punojnë së bashku drejt përfundimit të negociatave dhe nënshkrimit të Marrëveshjes.

Ne do të vazhdojmë që, mbi kontaktet e krijuara mes Irlandës dhe Shqipërisë në vitin e kaluar, të ndërtojmë dhe të forcojmë më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve tona".

***

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i cili shpreh falenderimet për mesazhin e urimit të Kryeministrit Nano me rastin e zgjedhjes në këtë post.

Me këtë rast, z.Tadiç shprehet:

"Serbia dhe Mali i Zi është e vendosur fuqimisht për bashkëpunimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, përfshirë dhe Republikën e Shqipërisë. Me kënaqësi të veçantë do të deklaroja se gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, si në nivel dypalësh ashtu edhe në ato shumëpalëshe.

Personalisht, dëshiroj të shpreh gadishmërinë për bashkëpunimin e mëtejshëm për paqen, stabilitetin dhe progresin, i cili është një qëllim i përbashkët i të gjithë rajonit dhe një rekomandim i shkëlqyer në drejtim të procesit të integrimit euroatlantik".

***

Po ashtu Kryeministri Nano ka marrë mesazh nga William Lash, Asistent i Sekretarit të Departamentit të Tregtisë të SHBA-së.

Në këtë mesazh z.Lash shprehet se "marrëdhëniet SHBA-Shqipëri janë shumë të forta. Shqipëria ka demonstruar gjithmonë se është një mik dhe partner i mirë i Shteteve të Bashkuara.

Shpresoj se vizita ime së fundi në Shqipëri do të shënojë fillimin e një niveli të ri angazhimi mes Departamentit të Tregtisë dhe Qeverise suaj. Aktualisht ne jemi duke analizuar mënyra me anë të të cilave mund të inkurajojmë më tepër aktivitetin tregtar amerikan në Shqipëri. Ne do t'i koordinojmë këto përpjekje me Ambasadën Shqiptare në Washington".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›