Duke kënduar e kërcyer, video e kryeministres finlandeze shkakton polemika, 36-vjeçarja: Festoj në mënyrë të zhurmshme

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, po përballet me reagime të ashpra pasi publikimit të një vide ku aj shihet duke festuar. Në pamjet, që mendohet se janë marrë nga rrjetet sociale, ajo dhe miqtë, përfshirë të famshëm finlandezë, shihen duke kërcyer dhe kënduar. Ajo është përballur me kritika nga partitë opozitare, që i kanë kërkuar të bëjë edhe një test droge.
Marin, 36-vjeçe, mohoi të kishte marrë drogë, duke thënë se ajo pinte vetëm alkool dhe thjesht festonte “në një mënyrë të zhurmshme”. Kryeministrja më e ri në botë nuk e fsheh dëshirën për të festuar, teksa shpesh është fotografuar në festivale muzikore.
Në një reagim mbi videon, ajo tha se e dinte se po filmohej, por jo që vide d të bëhej publike.
“Kam kërcyer, kënduar dhe festuar, gjëra krejtësisht të ligjshme. Dhe nuk kam qenë kurrë në një situatë ku kam parë të tjerë duke përdorur drogë. Unë kam një jetë familjare, kam një jetë pune dhe kam kohë të lirë për të kaluar me miqtë e mi. Pothuajse njësoj si shumë njerëz të moshës sime. Do të jem saktësisht i njëjti person siç kam qenë deri më tani dhe shpresoj se do të pranohet”, tha ajo.
Marin është në pushtet që nga dhjetori 2019 dhe ruan mbështetjen e partisë së saj.
Sundman tha se ka pasur shumë vëmendje për miqësinë e saj me të famshëm finlandezë, për të cilën ai thotë se është një largim domethënës nga kryeministrat e mëparshëm./ BBC
/rtsh.al/