Vladimir Putin rikthen çmimin “Nëna Heroinë”, 16 mijë e 500 dollarë për nënat me 10 fëmijë

Presidenti rus Vladimir Putin ka rikthyer çmimin “Nëna Heroinë” për gratë që lindin 10 fëmijë. Sipas dekretit të firmosur më 15 gusht, gratë me 10 fëmijë do të marrin një pagesë prej 1 milionë rubla, ose 16.500 dollarë sapo fëmija i dhjetë të mbushë moshën 1-vjeç.
Sipas statistikave të fundit të Rosstat të publikuara gjatë verës, popullsia e Rusisë u tkur me një mesatare prej 86,000 njerëz në muaj midis janarit dhe majit, duke shënuar kështu një rekord.
Sipas CNN, Rusia po pëson humbje të mëdha midis trupave në Ukrainë, por numri i vërtetë i viktimave nuk është bërë i ditur. Në një përpjekje për të lehtësuar krizën e popullsisë në Rusi, Kremlini është fokusuar gjithashtu në promovimin e vlerave tradicionale.
/rtsh.al/