Duke kujtuar arkitektin Agim Myftiu
Në një emision mbi arkitekturën e Tiranës dhe arkitektët, unë përmenda si vepër të realizuar, që më pëlqen një ansambël me apartamente banimi dhe dyqane, që po përfundon, (afër ekspozitës "Shqipëria Sot"), vepër e studios "Alternatia 999", themeluar dhe drejtuar nga arkitekti Agim Myftiu.
Dua ta kujtoj me rastin e 4-vjetorit të vdekjes…
Agimin e kam njohur në vitet ‘70, në shtëpinë e Ismail Kadaresë. Ishte një njeri i menduar, vëzhgues i hollë, i dashur pas artit në tërësi. U diplomua në arkitekturë dhe vazhdoi si pedagog në fakultet. Mbas viteve ‘90 u mor shumë dhe me projektim. U mundua bashkë me Gjergjin të projektojë objekte me vlerë. Sot dua ta kujtoj, aq më tepër që arkitektët që vlerësoj janë të paktë. Agim Myftiu ishte një ndër ta.
Ark. Maks Velo
Gimin e njoha kur isha ende student dhe në fakt ai qe pedagogu i parë që na tregoi se çfarë ishte arkitektura. Them na tregoi, se të gjithë ne si grup studentësh u entuziazmuam nga leksionet e tij. Deri atë kohë kishim qenë vrojtues të rrëmujës shqiptare pa rregulla urbane e aq më shumë estetike. Gimi na tregoi se kishte shumë më tepër se ato që shihnim vërdallë, se arkitektura duhej projektuar duke e menduar, duke kërkuar një frymëzim, duke studiuar veprat madhështore të kohës sonë. Gimi ishte njeri i kulturës dhe e thoshte shpesh se në arkitekturë kishte hyrë pikërisht nga kërkimi i ethshëm i kulturës. Edhe kur më vonë ne hapëm studion tonë në "Alternatia ‘999", projektet zhvilloheshin duke kërkuar shkëndijën që do u jepte jetë. Për një njeri si Gimi, të pranoje të bëje një projekt nuk qe thjesht të ndërtoje një godinë, por një mundësi e re zhvillimi për qytetin, për një skulpturë urbane, për një alternativë tjetër të të bërit arkitekturë. Po kjo alternativë, ky ndryshim mendimi, s‘mund të lindte nga hiçi, pra duhej një njohje e kulturës arkitektonike bashkëkohore, sepse vetëm që aty mund të hidhnim themelet e "Alternatias". Dhe jo vetëm aty. Frymëzimin Gimi e kërkonte dhe në një poezi, pikturë, apo në një vepër muzikore. Dhe bisedat me miqtë e tij artistë bëheshin pjesë e projektit, mishëroheshin në të. Gjatë viteve që ne punuam bashkë, u bënë rreth 40 projekte që nga studimet urbane e deri tek interierët. Më shumë se gjysma e tyre kanë gjetur zbatim dhe janë një gjurmë e ideve dhe formave që ne projektuam. Por gjëja më e ndjeshme në punën me Gimin ishte komunikimi. Unë isha student dhe ai më dha mundësinë të ndihesha arkitekt në projektet që bënim dhe këtë e bënte edhe në fakultet me çdo student që konsultohej me të. Ky komunikim, i rrallë në atmosferën shqiptare, ndihmonte çdonjërin të nxirrte në pah më të mirën e vet. Projekti s‘mund të ishte thjesht zgjidhje e funksionit, po një komunikim i arkitektit me komunitetin dhe vetë qytetin. Kur filluam projektet, ne kishim kohë që mendonim për to. Në vitin 1999, me Gimin kishim shkruar disa rreshta:
"Ne nuk i besojmë tipologjisë, por një tërësie komplekse, ku kundërshtohen mënyrat e ndryshme të jetesës; nuk i besojmë funksionit të palëvizshëm dhe të përcaktuar, por shkëmbimeve të lëvizshme të aktiviteteve; nuk i besojmë godinës vetëm në vetvete, por godinës si fragment i qytetit që ndërtohet; nuk i besojmë, së fundi, koherencës së saktë, precize; përkundrazi i besojmë inkoherencës.
Ark. Gjergj Ruçi