Muzeu i Hasit, rrënimi i një kulture
Muzeu krahinor i Krumës së Hasit pothuajse është shkatërruar plotësisht. Bashkë me të edhe vlerat unike që ruheshin në të. Vala e shkatërrimeve të viteve të tranzicionit, e veçanërisht ngjarjet e vitit 1997, nuk e kursyen. I mbetur vetëm si godinë, historianët shprehen se me të ka humbur një pjesë e rëndësishme e dëshmisë historike e kulturore, tashmë shumë e vështirë të ribëhet. Historiani Hasan Peka thotë se në muzeun e Krumës ruheshin gjetje autentike të prehistorisë, të Mesjetës së vonë, si dhe etnografia e dy shekujve të fundit. Godina e muzeut, e njohur si monument kulture që mbrohet nga shteti, si konstruksion daton në vitin 1921, ku deri në fund të viteve ‘30 ishte vendosur konvikti "Kosova". Si muze u përshtat në vitet ‘70. Në bashkinë e qytetit ka një projekt që synon rindërtimin e tij, por specialistët mendojnë se gjithsesi, disa prej vlerave autentike nuk mund të rikuperohen më.
Pamja e sotme
Në qytetin e Krumës, një nga godinat e vjetra qëndron prej vitesh e rrethuar me një mur të ulët dhe me kangjella. Është pikërisht muzeu krahinor, i cili në vend të kujtesës historike dhe prehistorike ofron një zymtësi dhe harrim. Në oborr kanë mbirë ferrat dhe shkallët i ka mbuluar bari. Rrethimi nuk i ka penguar fëmijët kuriozë të futen brenda, të cilët, ndoshta pa e ditur se çfarë dëmi po i sjellin qytetit të tyre, kanë thyer të gjitha dritaret duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës të futen brenda. Në këtë mënyrë janë dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme pjesa më e madhe e objekteve. Mësuesi në pension i historisë, Hasan Peka, i cili është marrë shumë vite me studime historike, si dhe me punë muzeale, është i vetmi vizitor i kësaj godine. Ai shprehet i brengosur për erozionin kulturor që po ndodh dhe mundohet të ndalojë shkatërrimin brutal të një numri gjetjesh duke evituar harresën përfundimtare. "Më dhimbset ky muze", thotë Peka duke na udhëhequr në katin e dytë të godinës ku diku rrinin si bujtës legjitimë qindra e qindra objekte që flisnin mbi të shkuarën e largët e të afërt. Në krahun e majtë të katit të dytë, Peka lëviz disa stenda të rënda dhe nxjerr me kujdes prej andej një numër gjetjesh të çuditshme: vegla pune të cilat janë përdorur nga paraardhësit mijëra vite më herët. "I kam strehuar këtu për t‘i mbrojtur nga dëmtimet e mëtejshme. Një pjesë e tyre janë unike", thotë Peka duke treguar një enë balte dyvegjore të shekullit VII para erës sonë. Një amforë i takon gjithashtu periudhës para erës sonë, disa rruaza interesante prej guri e kështu me radhë. Një pjesë e tyre janë gjetur në shpellën e Dajçit, një nga shpellat më interesante në Ballkan, e vërtetuar si vendbanim prehistorik. Disa gjetje të mëvonshme, siç tregon historiani Peka, janë zbuluar nga tumat iliro-dardane gjatë një ekspedite në Has në vitet ‘70, në vendin ku do të ngrihej një rezervuar i madh uji, ashtu siç kishte ndodhur edhe me ekspeditat në luginën e Drinit para se ajo të mbulohej nga liqeni i Fierzës. Lidhur me gjetjet e rralla të asaj periudhe flasin edhe studimet e botuara nga arkeologët Bep Jubani, Muhamet Bela etj., të cilët kanë punuar në terren në vitet e përshkruara më sipër.
Etnografia
Muzeu ka pasur një pavijon të pasur edhe me elemente të etnografisë si dhe me gjetje që i takojnë periudhës relativisht të vonë, pra këtyre 4 shekujve të fundit. Në këtë pasuri mund të përmendim vozat e venës të veshur me plumb që datojnë në fillim të shek. XVII, fillimet e shkrimit të literaturës në gjuhën shqipe nga hasjanët e famshëm si Ndre Bogdani, e nipi i tij, Pjetër Bogdani. Aty gjendeshin veshjet tipike të shekullit të shkuar, si dhe disa vegla muzikore, të cilat është tepër e vështirë të gjenden më. Deri në vitet ‘20 të shekullit të shkuar, ky muze ka pasur në pavijonet e veta përfaqësimin për gjithë krahinën e Hasit, gjysma e të cilit ndodhet në kufijtë e Kosovës (që nga viti 1921) ndërsa pas kësaj periudhe ka qenë i pasqyruar vetëm profili i gjysmës së Hasit, përkatësisht Hasit të Shqipërisë së 1913-ës. Kryetari i bashkisë, Bardhyl Peka, tregon se pushteti vendor ka një plan për të ringritur edhe një herë mbi baza shkencore muzeun krahinor, për ta bërë të vizitueshëm dhe tërheqës. Ai thotë se sipas një projekti të përgatitur tashmë duhen rreth 15 milionë lekë për të bërë që Hasi të ketë përsëri një muze interesant, ndonëse ende nuk ka asnjë konfirmim nga donacionet apo qeveria. Një ok nga donatorët apo nga qeveria për këtë.