Aty ku "preket" nudoja dhe xhazi
Një pikturë - instilacion. Dy duar që mbajnë dy penela luajnë rolin e dirigjentit. Ajo i jep formë njerëzore telajos, ndërsa i thur muzikë veprave të saj. Dy duar që mbajnë dy penela, sikur luajnë rolin e dirigjentit, çel dhe mbyll ekspozitën "Touch" ("Prekja") të piktores Elda Katija. Për të kjo është ekspozita e saj e parë personale. E sapodiplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në degën pikturë konceptuale, Katija ka çelur dje ekspozitën, ku ka prezantuar 26 piktura nudo. Janë të gjitha kompozime në vaj dhe i përkasin vitit 2008. Ajo ka sjellë në fokus trupin njerëzor dhe instrumente muzikore të muzikës xhaz. E quan si një kompozim muzikor të vetin këtë ekspozitë, të cilën e ka sjellë nëpërmjet pikturës. Gjithçka lindi prej një të vetme. Kompozimi i parë u dha rrugë edhe 25 të tjerave. Një ekspozitë ndryshe për nga mënyra e trajtimit të marrëdhënies së figurës së njeriut me instrumentin dhe ritmin xhaz: një përzierje e nudos me veglat e përzgjedhura muzikore, përcjellë me një stil të fortë dhe mjaft shprehës. Në pikturat e Katijas, veglat muzikore kanë një kontrast bazë në kompozim, ndërsa nudot vijnë në të njëjtën gamë. Në kompozimet e saj gjen përpëlitjen nën rryma. Këtu prekja e instrumentit muzikor është marrëdhënie. "Unë i përkas më tepër artit bashkëkohor konceptual dhe në bazë të një koncept-ideje që unë kam, në këtë rast ishte muzika, doja të hidhja në telajo një ndjesi të brendshme që kisha në çastin kur nisa veprën e parë. Muzika më ngacmoi për të parë nudot si instrumente", thotë piktorja vlonjate Elda Katija. E ndjesia që ajo përmend në pikturë nuk është e rastësishme. Sa herë pikturon, i pëlqen që ky moment të shoqërohet me muzikë xhaz në sfond. "Kjo lloj muzike më ndihmon tepër në kërkesat që kam për të qenë unike. Xhazi është unik për mua, nuk ka nevojë për modifikime. Të njëjtën gjë kërkoj edhe unë në kuadrin artistik timin, që është art konceptual dhe që e prek me materie të ndryshme", vazhdon më tej ajo. Të parën prej 26 pikturave të këtij cikli, ajo e kompozoi para dy vjetësh. Më pas vazhdoi për të ngjizur një tjetër dhe një tjetër e kështu deri në ekspozim. Nudoja tek Elda është e thjeshtë. Bukur e harmonizuar me një violinë, piano, kitarë, trombë, a saksofon, me secilin instrument që muzika xhaz ka pranuar. "Njeriu shikon, dëgjon, prek, mendon dhe më pas percepton në mënyrë unike. Një unitet të plotë ka edhe vetë muzika xhaz, e cila nuk ka kërkesë bashkëkohore ndër rryma artistike, pasi është e tillë. Gjithkush para kësaj muzike ose para këtyre veglave muzikore është i zhveshur jo vetëm psikologjikisht, por në këto 26 vepra pikture edhe fizikisht, moralisht", shtjellohet në konceptimin e kësaj ekspozite. "Nudoja në pikturën time ka raportet e zhveshjes së një këpuce apo të një çorapeje. Nëse unë heq këpucën dhe çorapen dhe këmba prek tokën, unë patjetër që jam nudo për të. Ose në momentin që unë i jap dorën dikujt, marrëdhënia ime e parë me të, mashkull a femër qoftë, është raport i përcaktimit të gjinisë. Kjo të jep gjithashtu një ndjesi zhveshjeje. Pas prekjes, pas këtij kontakti, ajo që vjen më vonë është njohja dhe këtu dua të arrij unë. Unë nudos dua t‘i jap sensin e prekjes, të njohjes. Ne pretendojmë se instrumentet i njohim kaq mirë, sa për t‘i komanduar në mënyrën që duam, të jemi dirigjentë të tyre. Në fakt, nuk është kështu, sepse në momentin që kapim një penel apo një vegël muzikore, mendoj se këto instrumente zhveshin ndjesinë tonë, forcën tonë, intelektin tonë", thotë ajo.
"Prekja" është ekspozita e parë personale e Elda Katijas, por jo e para në këtë fillim karriere. Ka ekspozuar më parë edhe në ekspozita në grup. Gjinia dhe tematikat sigurisht që kanë qenë të ndryshme. Ato kanë qenë tepër filozofike e psikologjike, me tendencë tepër intriguese, sepse Elda nuk i do kompozimet e gatshme. Asaj i pëlqen të vëzhgojë, të thërrasë detajet e të sjellë në veprat e saj "cepin e ditës dhe të natës të të gjithë kësaj bote". E quan kështu vokacionin e saj drejt artit konceptual, edhe pse ta gjejë këtë cep ditë-nate nuk është e thjeshtë për të. Por Elda nuk kërkon më kot. Informacionin bazë e ka, ky kërkim nis nga vetja për të, sepse "cepi jam unë që jam shumë e vogël, që vrapoj për të kapur hapat e të tjerëve, që vrapoj për të bërë një punë më të mirë se kjo që bëj sot", komenton ajo. Kalimet e artistes nga piktura në video instilacion e fotografi asnjëherë nuk kanë të bëjnë me preferenca. Ajo nuk i ndan. Zgjedh të sjellë në jetë njërën prej tyre, në një çast të caktuar, pas një frymëzimi i cili i referohet njërës apo tjetrës gjini. "Kjo ekspozita ime e parë është një gjendje që u përcoll në bazë të një pikture që unë nisa dhe që vazhdoi më tej duke realizuar 26 vepra. Këtë pikturë të parë e kam realizuar para dy vjetësh në një ambient që mua mu dha mundësia të ndërhyja, ishte një ambient xhazi. Dhe pas asaj që ishte një bocet i krijuar në sekondë, vendosa ta trajtoja në një moment, por që asnjëherë nuk e gjeja kohën e përshtatshme. Më pas nisa të merrem seriozisht, dhe në kohën e diplomës sime në vitin 2008 arrita ta realizoj kur u diplomova në Akademinë e Arteve, për pikturë konceptuale multimediale. Ajo i jap shumë rëndësi video instalacionit, pikturës, fotos, por në bazë të një koncepti që nuk është thelbi i një kuadri. "Gjinia ime e preferuar është çdo materie që ka të bëjë me anën vizive. Nuk mund të ndaj pikturën nga video instilacionet, apo nga fotografia. Por kjo nuk më bën mua të çekuilibruar. Unë di t‘i dalloj mes tyre", shton Elda. Ekspozita është çelur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ajo do të qëndrojë e hapur për pesë ditë. Pas kësaj, Elda thotë se do të vazhdojë të punojë, të sjellë të tjera vepra, të çelë ekspozita të reja. Elda Katija ka gjetur veten në art.