Duke u përgjigjur për pyetjet mbi profilin e Bin Ladenit
Le të shohim nëse tё dhënat tona janë tё sakta: Osama bin Laden ka jetuar në pesë shtëpi tё ndryshme në Pakistan, aty ku u bё edhe babai i katër fëmijëve. Atje kishte tre gra, tё cilave i diktonte tё dhënat qё mё pas u duheshin transmetuar direktivave tё shpërndara të rrjetit tё tij terrorist. Dy nga fëmijët e tij lindën në spitalet publike, pra si ka mundësi qё qeveria pakistaneze nuk kishte asnjë ide rreth vendndodhjes së tij? Unë mendoj se nëse zyrtarët e zbulimit tё SHBA-ve do mund të dështonin nё lidhjen e këtyre tё dhënave me komplotin e 9/11, atëherë, ka shumё mundësi qё edhe drejtoria e Shërbimeve tё Brendshme tё Inteligjencës pakistaneze, mund të jetë po aq e paaftë. Gjithashtu zyrtarët amerikanë, me tonin e kujdesshëm të dëshmitarëve, ku edhe shpresojnë se nuk do tu duhet të dëshmojë në gjyq, vazhdojnë të përsërisin se ata nuk kanë gjetur "armë e tymit" që do të konfirmonte njohuritë e zyrtarëve pakistanezë në lidhje me fshehjen e Osama bin Laden nё Abbottabad. Por kjo nuk është një pyetje qё duhet t’u drejtohet amerikanëve. Kjo është një çështje qё u përket zyrtarëve pakistanezë. Ata mund të shembin kompleksin ku jetonte Bin Ladeni, siç edhe u bё nga buldozerët pakistaneze kohët e fundit, nё një manovër spastrimi që më kujtoi frazën e famshme nga Zonja Makbeth. "Jashtë tё mallkuar! Jashtë, ju them”! Por ata nuk do mund tё zhdukin pyetjet papërgjigje rreth rrjetit xhihadist, i cili u drejtua nga Bin Laden dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë qëndrimit të tyre prej gati një dekadë në kёtё vend. Këtu janë disa pyetje qё pakistanezët (duke përfituar nga qëndrimi nё heshtje i SHBA-ve) po i shmangen për njё kohё tepër tё gjatë.
Por, për çfarë arsye Bin Laden u vendos nё Abbottabad? Lëvizjet e tij janë përshkruar nga gruaja e tij e fundit, Amal Ahmed el-Sadah, gjatё një raporti dhënë policisë se Islamabad-it. Ajo thotë se "gjithçka ishte sistemuar nga "dy burra”, qё ajo i quajti "Ibrahim" dhe "Abrar", tё cilët ndanin me ta shtëpitë e tyre të sigurta në Luginën Swat, të Haripur dhe tё fundit nё Abbottabad. Por çfarë dinin rreth këtyre vëllezërve Pashtun autoritetet pakistaneze? Zyrtarët amerikanë besojnë se njëri prej tyre, i njohur si Ebu Ahmed el-Kuvajtit, ishte ndërlidhësi kryesor (korrieri) i bin Ladenit. Por njё reporter trim i “Associated Press” javën e kaluar arriti tё lokalizojë shtëpinë e tyre në Haripur; Agjencia e pasurive tё patundshme raportoi se kjo ndërtesë rezultonte tё ishte marrë me qira nga "Salimit dhe Javed Khan" tё cilët pretendonin se vinin nga Charsadda, vend në veri të Peshavarit. AP raportoi se sipas një tё afërmi tё pronarit të shtëpisë, "Dy muaj më parë, agjentët e ISI morën të gjitha të dhënat e shtëpisë dhe tё qiramarrësve tё saj." E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe me të dhënat e pronësisë nё Abbottabad. Por çfarë tregojnë me saktësi këto dokumente? ISI duhet të japë shpjegime.
- Çfarë roli ka luajtur Brigada Shah Ijaz? Sipas komenteve tё gjeneralit Ziauddin Butt, ish-shefi I ISI, i cili nё vitin 2005 ka përgatitur lëvizjen e Al-Kaedes drejt Abbottabad-it. Në atë kohë, Shah, një oficer i ISI në pension, ishte duke drejtuar një tjetër agjenci spiunazhi, “Byroja e Inteligjencës”, për shefin e tij, Presidentin Pervez Musharraf. Emri i Shahut doli nё sipërfaqe në shkurt të vitit 2002, si bashkëpunëtor i Ahmed Omar Saeed Sheikh, i cili supozohej tё kishte një rol tё madh në rrëmbimin e reporterit tё “Wall Street Journal” Daniel Pearl. Rezultoi se Pearl i ishte dorëzuar Khalid Shaikh Mohammed, kryeorganizatorit tё Al-Kaedës, i cili i preu kokën. Disa pakistanezë thonë se Sheikh ishte pjesë e një organizate xhihadiste “Harkat ul-Mujaheddin”, që kishte lidhje të ngushta me Shahun dhe ISI. Por çfarë thotë ISI?
- Ku ishte fshehur KSM-ja famëkeqe, gjatë arrestit tё tij në mars tё vitit 2003? Ai ishte fshehur nё një shtëpi të sigurt nё Ravalpindi, qё kishte lidhje me Ahmed Abdul Qudoos Khan, i cili është përshkruar në raportet e shtypit si një anëtar i partisë më të vjetër islamike të Pakistanit, Jamaat-e-Islami. Analistët pakistaneze thonë se kjo grup, ka kohë qё ka lidhje me ISI dhe ushtrinë. - Atёherё, çfarё tё dhënash ka për Abu Zubaida, operativin e al-Kaedës ,tё kapur në Pakistan në mars tё vitit 2002? Ai u kap në Faisalabad ,në një nga ato shtëpitë e sigurta për grupin militant tё Kashmirit, tё quajtur Lashkar Kashmirit-i-Taiba dhe qё supozohet të ketë lidhje të ngushta me ISI. Thuhet se ISI I është bashkuar operacionit qё ndihmoi në kapjen e tij, por a ishin nё dijeni për prezencën e tij atje? Ai u kap në korrik të vitit 2004 në qytetin lindor të Gujrat, larg nga zonat fisnore. Por si arriti deri atje? - Po nё lidhje me Ahmed Khalfan Ghailani, një tjetër operativ tё al-Kaedës nga Tanzania, i cili ishte i përfshirë nё bombardimet e ambasadave amerikane në Afrikë nё 1998-ën? Po për Ramzi Binalshibh, një drejtues i sulmeve tё 9/11, i cili u kap në shtator të vitit 2002 në Karaçi. Si është e mundur qё ai kaloi pa u vënë re në kryeqytetin komercial tё Pakistanit?
Ndoshta përgjigjet e këtyre pyetjeve do të na i japë vetё ISI, si një dritё e vogël nё tunel, duke siguruar kështu informacione të dobishme për CIA-n. Ndoshta, ata do të tregojë një histori të errët të fshehjes dhe pjesëmarrjes. Sidoqoftë ka ardhur koha për disa përgjigje.