Kalvari i viktimave të diktaturës, kambanë alarmi për “rilindjen” e vetë neobllokmenëve!
Të mohosh sukseset e demokracísë, fyen aspiratën e martirëve të lirisë ! Nihilizmi synon gjithmonë kthim mbrapa. Vetëm të dëshpëruarit nga shembja e diktaturës duan të mbijetojnë duke shpifur. Ata që e bunkerizuan Shqipërínë, nuk e duan sot hapjen e saj. Por dielli nuk shuhet pse duan lakuriqët e natës. Kush ka provuar akuzat false të hetuesive komuniste, nuk çuditet me shpifjet e nebllokmenëve. Nuk befasohet populli me trillimet e pinjojve të xhelatëve. Nuk i beson bota mohimet se këtu nuk qenkan ndërtuar as rrugë, duke mohuar dhe ato të përmasave europiane. Askush nuk çuditet me nihilizmin e neobllokmenëve, që e paraqesin Shqipërínë si vendin primitiv, larg standardeve perëndimore, të padenjë për të lëvizur e lirë, e tj. Urrejtja pjellka verbërí! Të dalë nga mbretëría e krimit, të ngazëllyer me dënimin e pafajësisë, neobllokmenëve u duket mjerim edhe çdo sukses i bujshëm i demokracísë. Madje, dhe çdo shfaqje humanizmi, që akuzon terrorin, urínë dhe gënjeshtrën e tyre komuniste, ata e çmojnë si agoní të demokracísë. Të gjithë u dashka ta përfytyrojnë të ardhmen vetëm me neobllokmenë të “rilindur”. (!) Ata që e detyruan popullin të duartrokiste vrasësit e vet, nuk mund të kenë respekt për sovranitetin e tij, por as për viktimat e terrorit komunist. Liría e të gjithëve është për ta mohim i privilegjeve të tyre të pamerituara. Heqjen e çdo censure ata e shohin si një mallkim të demokracisë së kopaçes. Kurse mirëqenien e pandërprerë të popullit, si një mjerim sistematik e të sofistikuar. Ndoshta prandaj alarmohen, kur ngrihen rrogat e pensionet. Prandaj nuk pranojnë humbjet e garave elektorale. Prandaj demokracía u shëmbëllen me ferrin i Dantes, ku lëngojnë dhe ata, që kjo i nxori nga skëterra e privimit të çdo liríe. Mirëpo, të çoroditur, neobllokmenët nuk po dinë as se kujt t’ua predikojnë broçkullat e tyre. Të hutuar nga humbjet, përpiqen të mashtrojnë edhe viktimat e gënjeshtrës komuniste! Sepse, të edukuar me shpifje dhe akuza false, ata besojnë se mund të mashtrojnë edhe këdo, që ka provuar poshtërímin e etërve të tyre mizorë. Vërtet dëshpërimi bëka mrekullira, kur i bëka neobllokmenët të shpresojnë se mund t’u krijojnë iluzione edhe atyre, që ua bënë dje vdekjen më të ëmbël se jeta ! Po le të mundohen të rilindin, po deshën, duke u penduar! Demokracía nuk pengon kënd të rilindë duke shlyer mëkatet me vepra të mira. Ndaj, po mundën, le t’u nanurisin ëndrra edhe viktimave, që etërit e tyre u kërkuan dje me kopaçe t’i sajonin vetes fajësí të paqena. Veçse nuk do të bënin keq sikur t’i pyesnin këta martirë se përse diktatura i arrestoi e i dënoi kot! Apo vetëm ngaqë adhuroheshin nga njerëzit e thjeshtë! T’i pyesin përse i katandisi ajo, sa të mallkonin veten që kishin lindur! Se neobllokmenët kanë vërtet shumë gjëra për t’i pyetur këta martirë! T’i pyesin përse xhelatët e “Bllokut” tentuan t’u merrnin edhe nderin e vajzave, pse nuk iu dhanë Sigurimit të Shtetit! Po sidomos t’i pyesin se ç’e shtynte mbretërínë e kopaçes që tentoi të bënte spiune tërë Shqipërínë! Oh! Sa shumë gjëra kanë neobllokmenët për t’i pyetur viktimat mbi kanibalizmin e diktaturës! Kurse, në vend të këtij informimi rilindës, neobllokmenët vazhdojnë të shpifin ndaj demokracísë. Mos vallë përpiqen t’i shpëtojnë atij gjyqi moral të Historísë, që nuk fal kënd? Apo e ndiejnë që klithma e dhembjes së viktimave të diktaturës ngrihet edhe që nga gropat, ku u janë flakur kufomat dhe i akuzon ?! Se, sadoqë shumë viktima sot nuk jetojnë më, kujtimi i poshtërímit të tyre jeton. Jeton e do të gjëmojë për sa kohë që njerëzimi do të aspirojë një jetë me dinjitet! Se, cili avokat mund t’i justifikojnë këta pinjoj t’i vënë sot gurë në rrota demokracísë? Qoftë dhe duke përbaltur viktimat, siç bëri pantera e tyre e zezë, Nexhmije Hoxha?! Se as dheu nuk ua tret eshtrat viktimave, pa vënë ata në vend nderin dhe dinjitetin e tyre! Se si ajo drita e bardhë e një agimi boreal ka për të ndriçuar kujtesa e kombit fytyrat prej xhelati, jo vetëm të bllokmenëve, por dhe të pinjojve të tyre të pandreqshëm! Ndoshta prandaj Shqipëría po çuditet me guximin e marrë të këtyre neobllokmenëve, që kapardisen sot duke shpifur! Çuditet Nënokja duke menduar se si arrijnë këta t’i kërkojnë mbështetje një populli, që etërit e tyre e nëpërkëmbën aq poshtërsisht! Se si është e mundur që, pa u penduar thellë, ata të guxojnë e t’u flasin për rilindje edhe viktimave, të cilët etërit e tyre i detyruan, madje, t’i kërkonin Zotit më mirë një vdekje me faqe të bardhë, sesa një jetë të mbuluar me turpin e një mëkati! Mirëpo neobllokmenët nuk kërkojnë ndjesë, sepse e dinë që s’ka ç’t’u falet më parë nga ky popull i martirizuar! Se cila lloj ndjese do të mund të shlyente atë poshtërím, që xhelatët e Bllokut, i shkaktuan me dhunë çdo shqiptari? Si të falet ndalimi i nënën të qante me zë të birin? A si të justifikohet ndalimi i detyrës së motrës të kujdesej për të vëllanë në shtratin e vdekjes, vetëm pse ashtu donte diktatura ? Ndaj, nuk ka se si të qëndrojnë sot të heshtura ato mijëra viktima, tek dëgjojnë Ramën dhe neobllokmenët të trillojnë sot mijra mjerime imagjinare, papunësíra astronomike, korrupsione galopante dhe tiraníra primitive! O Zot! Si mund të tallen kështu prapë xhelatët me idealet e martirëve! Dhe këtë ta quajnë “rilindje”? Jo! Jo! Dhembjet e pangushëllueshme të viktimave të diktaturës, si këmbana alarmi të një Drejtësíe hyjnore, do të mjaftonin, ndoshta, për t’i bërë neobllokmenët të mendojnë vetëm për shpëtimin e shpirtrave të tyre mëkatare! Këtë duhet të çmojnë si rilindje të tyre pinjojtë e papenduar të xhelatëve bllokmenë dhe jo trillimet pa fund ndaj sukseseve të pamohueshme të demokracísë!
...