E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dukesha e Cambridge shtatzënë

Tashmë është zyrtare: Kate Middleton është shtatzënë. Pallati Mbretëror britanik sapo ka nxjerr një komunikatë për shtyp, duke konfirmuar se Dukesha e Cambridge pret një fëmijë nga Princi William.

Nuk është bërë me dije saktësisht se në cilin muaj është, por është pranuar se bëhet fjalë për "fazat e para të shtatzënisë".

Në bazë të asaj që kanë bërë me dije përfaqësuesit e Kate, princesha mësohet se është shtruar në "King Edward VII Hospital" në Londër për shkak se ka pasur marrje mendsh.

Aty do të qëndrojë për disa ditë, përpara se të marrë plotësisht vetën. Kate e William u martuan në korrik të vitit 2011 dhe ky do të jetë fëmija e tyre i parë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›