E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dukuritë e qytetërimit duhen interpretuar drejt

Nga Gëzim Tushi

-Qytetërimi shqiptar dhe kozmografia e tjetërsimit-

GezimiPadyshim, nuk mund që me naivitet sociologjik të konsiderojmë shqetësim të madh social për shoqërinë shqiptare cdo gjë që ndodh, që ka shkaqet e veta dhe duhet interpretuar në mënyrë objektive dhe në analogji me fenomenet që janë tipike të modernitetit. Madje në shumë aspekte shumë dukuri sociale të shoqërisë janë tregues të së vërtetës që gradualisht në shoqërinë shqiptare të kohës së sotme, po shfaqen në mënyrë intensive dukuritë e zgjeruara të post-modernitetit. Kjo është arsyeja madhore që ka sjellë realitetin dhe konstatimin analog se në jetën e sotme sociale ka thelb një prirje evidente të zgjerimit të asocialitetit, të shoqëruar me doza të forta të dehumanizimit të lidhjeve interpersonal dhe të marrëdhënieve sociale të njerëzve tanë. Kjo për shumë arsye. Por me sa duket, kryesorja është për shkak të ndikimeve thelbësore që ka sjellë ekonomia e tregut dhe kthimi në mënyrë sunduese të tipologjisë individualiste në marrëdhëniet ekonomike dhe sociale.

Padyshim nuk mund të themi se ndihemi të kënaqur apo që nuk kemi shqetësim nga përmasat e këtyre fenomeneve. Përkundrazi jemi përballë shumë ndikimeve sociale që ndihen dhe kanë efekte të fortë social në prishjen e strukturave të harmonisë njerëzore, të shoqëruara me shtim të konflikteve dhe zgjerimin e prirjeve të njerëzve për izolim social. Në këto rrethana, nuk është për tu habitur, që qytetarët shqiptarë gjithnjë e më shumë duan të jetojnë të individualizuar, apo të ndërtojnë jetën dhe raportet personale duke qenë sa më të izoluar nga ndikimet e zgjeruara të realitetit social.

Në të njëjtën kohë dhe krahas me këtë dukuri është duke u zgjeruar tendenca individualiste dhe kjo po e bën fakt të vërtetën që gjithnjë më shumë do të jetojmë në një shoqëri që me tërmete sociale dhe paqëndrueshmëri vlerash, të cilat siç tregon realiteti ynë social po shoqërohen me turbulenca të natyrshme dhe të natyrave të ndryshme. Të cilat me sa duket, po vazhdojnë të shtohen përditë në shoqërinë tonë. Nuk është e mjaftueshme që të thuash se këto dukuri sociale, vijnë nga zgjerimi i procesit të tjetërsimit social të njeriut. Nuk mjafton konstatimi sociologjik dhe konsiderimi i tij, si pasojë mekanike e mënyrës moderne të të jetuarit. Në se do vlerësojmë larminë e mënyrave të ndryshme të jetës që shfaqen në realitetin tonë social, situatat e ndryshimeve herë duken të të vrullshme dhe të papërmbajtura dhe herë të tjera në shumë grupe sociale ato shfaqen në trajtë monotone dhe pa ngjyrë sociale të tipizuar.
Në të vërtetë në se duam të jemi analog me realitetin, në se dëshirojmë që në mënyrë sociologjike të shpjegojmë fenomenet e shfaqura në shoqërinë tonë, atëherë format e shfaqura të procesit të tjetërsimit të qytetarit, duhet ti vlerësojmë dhe ti shikojmë si proces social që ka ndryshuar thelbësisht raportin e qytetarit me veten dhe shoqërinë. Shumica e fenomeneve nuk janë absolutisht anomali sociale nacionale, por dukuri tipike të modernitetit social të shoqërisë shqiptare. Ne duhet të mësohemi të jetojmë me të vërtetat e kohës reale dhe jo me iluzione sociale. Dukuritë sociale janë pasojë e të vërtetës, që njeriu modern në shoqërinë tone, po shfaq natyrshëm prirjen e theksuar për asocialitet, mbyllje në guackën e jetës individuale dhe një tendencë të frikshme për vetëverbim subjektiv.

Padyshim, tjetërsimi i qytetarit nga vetja dhe shoqëria në shoqërinë tonë tashmë është një realitet social që duhet njohur, pranuar dhe studiuar në thelbin dhe fenomenologjinë e shfaqjes. Duke parë prirjen globale dhe totalitetin ontologjik të fenomeneve sociale të jetës postmoderne në nivel global, unë nuk mund të kem kurajo, që dukuritë sociale tipike që po sjell ekonomia e tregut, individualizimi ekstrem i jetës dhe tjetërsimi, ti konsideroj devijancë të përkohshme, por as ta vlerësoj si fenomen që është jashtë kohës natyrës së kohës tonë. Padyshim, tjetërsimin nga e kaluara sociale të qytetarit duhet ta vlerësojmë si efekt të të drejtpërdrejtë të jetës sociale me natyrë modern. Por nga ana tjetër, nuk mund ta ngatërrojmë as me tendencën e deformuar të eksentrizmit social të qytetarit të paekuilibruar, të vetëmjaftueshëm apo të vetëkënaqur me veten, që jeton me sy mbyllje sistematike përballë kompleksiteteve të shumta të realitetit tonë.
E sigurt është që në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë do përballemi në të ardhmen me fenomenin universal të tjetërsimit, që do të jetë patjetër i shoqëruar me tronditje sociale, të shfaqura në mënyrë thelbësore në sjelljen qytetare dhe format sociale të organizimit të jetës së njerëzve tanë. Në jetosh dhe përshtatesh me kushtet e tjetërsimit është imperative i jetës personale të sukseshme. Kjo me sa duket nuk është situatë për qytetarë të veçantë, por po bëhet dukuri tipike për mënyrën e sjelljes sociale dhe individuale të gjithë qytetarëve, që janë venë në garë individuale dhe që vrapojnë të frikësuar nga të papriturat e të sotmes dhe të nesërmes së tyre.

Nuk është fjala për të mos i venë emrin e duhur fenomeneve sociale që shoqërojnë tjetërsimin. Sepse ajo mund të bëhet pengesë për të dalluar që në shoqërinë tonë pikërisht tjetërsimi i përjetuar thellë, është shkaku pse ka një kategori sociale, një shtresë sociale të njerëzve që janë të tjetërsuar aq thellë, të cilët sipas idesë së regjisorit të shquar Vudi Alen, janë në të njëjtën kohë edhe tutkunë edhe të lumtur.

Fenomeni i tjetërsimit në shoqërinë tonë është i lidhur me shumë gjëra, por në këtë fenomen social, ndikimet e funksionimit të sistemit politik janë vendimtare. Në këtë pikëpamje duket se ndryshime të thella që kanë ndodhur në shoqërinë tonë. Tjetërsimi ka ndryshuar thelbin, pamjen dhe pasojat e veta. Ai është duke kaluar jo pa pasoja sociale mbi qytetarët tanë. Në se dje diktatura i dërmoi qytetarit shqiptar trupin, me sa duket tani në shoqërinë moderne ai është bërë më i lirë në komportimet fizike dhe sociale, por me sa duket në të njëjtën kohë moderniteti dhe tjetërsimi po dëmtojnë shpirtin qytetar.
Sepse individualizmi dhe tjetërsimi social kanë forcë sociale dhe kanë krijuar kushte për mirazh social, maskim të thelbit, esencës dikotomike të modernitetit. Ndaj është vështirë në shoqërinë tonë të dallosh identitetin e tjetërsuar të qytetarit, duke u nisur thjesht nga maskat politike e sociale hipokrite. Sepse tjetërsimi ka aftësi dhe krijon kushte, që cdo identitet njerëzor të jetojë ose duke fshehur thelbin e vërtetë individual, si nevojë për tu përshtatur me nevojat e shoqërisë dhe imperativat zakonore të saj, ose detyrohet që të bëhet kopje e të tjerëve, si mënyrë më e lehtë për tu përshtatur me kërkesat e uniformizuara e të tjetërsuara të jetës sociale. Në kushtet kur zhvillimet e modernitetit në shoqërinë tonë po e përshpejtojnë procesin e tjetërsimit social, qytetari përjeton procesin e frikshëm të shfaqur si rrjedhje e subjektivitetit, likuidimi të identitetit, shfaqjes së tipareve të antihumanizmit, humbje e subjektit, të cilët janë bërë treguesit më elokuentë të procesit të gjerë të tjetërsimit të kuptuar gabimisht si esencë e lidhur me individualizmin dhe modernitetin social të shoqërisë tonë.
Në fakt këto fenomene janë universale dhe globale. Kudo në vend të njeriut me identitet të qartë social, kemi njerëz që ecin në rrugën e zgjerimit të detyruar të përmasave të individualizmit që sjell deformime tjetërsuese të identitetit të tyre njerëzor. Sociologët e modernitetit mendojnë se kjo është arsyeja, pse në shoqëri gjithnjë e më shumë krijohen hapësira më të gjera për të lulëzuar pavetorja, anonimja e papërcaktuara.

Ndërkaq, ne duhet të bëhemi realist dhe të pranojmë se gjërat edhe në epokën modern, të tjetërsimit dhe relativizmit të vlerave kanë masën e tyre të kuptimit dhe interpretimit. Sepse askush

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›