Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe mirëqeverisja
Nga Gjovalin Preçi*
Institucioni përgjegjës për auditimin e jashtëm të veprimtarisë ekonomike-financiare të qeverisë qendrore, vendore e institucioneve në varësi të tyre, si dhe enteve publike në të cilat shteti ka shumicën e aksioneve është Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nëpërmjet auditimeve periodike dhe tematike, Kontrolli i Shtetit, ndikon në përdorimin me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet të aseteve publike, duke rekomanduar sipas problematikës masa në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, organizative, administrative, disiplinore, të shpërblimit të dëmit dhe kallëzime penale, pa lënë mënjanë vlerësimin e kontrollit të brendshëm. Nëpërmjet auditimeve, KLSH ndihmon subjektet e audituara për të identifikuar prirjet e zhvillimit dhe orientimin e vëmendjes për të mbështetur vendim marrjen drejt sfidave të reja, përpara se ato të shndërrohen në pengesa zhvillimi. Kontrolli i Lartë i Shtetit e realizon këtë mision duke u angazhuar plotësisht në parimet e objektivitetit, integritetit, profesionalizimit dhe ndershmërisë, angazhim i cili i shërben fuqizimit të mirëqeverisjes vendit.
Një prej çështjeve më të rëndësishme në rrugën e zhvillimit të demokracisë është dhe mbetet sundimi i ligjit dhe rritja e forcimi aftësive qeverisëse dhe besimit publik, pra mirëqeverisja në tërësi. Në demokraci, populli ja beson menaxhimin e burimeve kombëtare përfaqësuesve të zgjedhur të tyre për administrimin e veprimtarisë shtetërore. Për këtë kuvendi miraton buxhetin për qeverinë dhe në fund të vitit fiskal, i kërkohet të japë llogari mbi përdorimin e fondeve të vëna në dispozicion. Në vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë një sërë hapash në zvogëlimin e kostos administrative dhe përmirësimin e administrimit eficient. Në përgjigje të këtyre kërkesave, Kontrolli i shtetit ka intensifikuar auditimet mbi administrimin dhe realizmin e përdorimin e të ardhurave e shpenzimeve, si dhe ka nxitur auditimet e performances në mënyrë të përshpejtuar dhe cilësore. Rritja cilësore e auditimit në përgjithësi, është në përputhje me adresimin e rritjes së kërkesës së taksapaguesve për administrim dhe menaxhimin më të mirë të fondeve publike.
Gjithnjë e më shumë në vendin tonë dhe më gjerë ka marrë qytetarinë mirëqeverisja, si një faktor i rëndësishëm në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi. Ish sekretari i Kombeve të bashkuara Kofi Annan ka thënë se Mirëqeverisja është ndoshta faktori i vetëm më i rëndësishëm në çrrënjosjen e varfërisë dhe nxitjen e zhvillimit. Liderët botëror në vitin 2005, konkluduan se mirëqeverisja është përbërës i rritjes ekonomike, çrrënjosjes së varfërisë dhe urisë dhe përbërës i zhvillimit të qëndrueshëm. Edhe anëtarët e EUROSAI në kongresin e fundit të mbajtur në Lisbonë, kanë cilësuar se transparenca dhe përgjegjësia janë dy vlerat demokratike themelore te mirëqeverisjes. Mirëqeverisja si një term relativisht i ri, përshkruan objektivat e dëshiruar te politikave shtetërore të zhvillimit. Megjithatë, parimet e mirëqeverisjes si përgjegjshmëria, pjesëmarrja, llogaridhënia, transparenca, antikorrupsioni etj. nuk janë të reja. Gjithashtu, në vijim të nxitjes të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm, një shtet efektiv duhet të jetë i aftë të mobilizojë burimet, të huazojë në mënyrë të matur, të planifikojë dhe të menaxhojë shpenzimet e parave publike në mënyrë efektive dhe eficiente dhe të llogarisë përdorimin e fondeve me rezultatet e arritura. Pjesa më e madhe e donatorëve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare ndihmat dhe huatë e tyre i kushtëzojnë me ndërmarrjen e reformave të cilat sigurojnë mirëqeverisje.
Të bërit transparent të rezultateve të auditimit, i mundëson publikut të kuptojë se si kanë punuar institucionet dhe entet shtetërore në realizimin e funksioneve përkatëse dhe cila është ecuria e performancës tyre, duke e konsideruar një portal të rëndësishëm nëpërmjet të cilit publiku shikon dhe monitoron plotësimin e të ardhurave, si dhe destinacionin dhe efektivitetin e shpenzimeve në veprimtarinë e qeverisë. Nëpërmjet ofrimit të shërbimit të mbikëqyrjes, Kontrolli i shtetit ndihmon në rritjen e sigurisë që zyrtarët e qeverisë që merren me menaxhimin e fondeve publike dhe burimeve te tjera, ti përdorin në mënyrë transparente, të paanshme, të ndershme si dhe në punën e tyre të udhëhiqen nga integriteti dhe standardet e larta. Mirëqeverisja kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme për tu siguruar se politikat janë zbatuar siç duhet në dobi të qytetarëve, janë realizuar strategjitë dhe mbi të gjitha performanca e qeverisjes ka arritur ose jo nevojat dhe pritjet e publikut brenda kuadrit ligjor dhe rregullativ. Gjithashtu është përgjegjësi e KLSH të vlerësojë efektivitetin dhe eficiencën e zbatimit të programeve dhe aktiviteteve qeveritare, për të siguruar përputhjen me standardet përkatëse dhe të nxisë mirëqeverisjen.
Çdo vit, kuvendi miraton buxhetin për administrimin e veprimtarisë së shtetit. Me mbylljen e vitit financiar, qeverise i kërkohet të japë llogari ne parlament mbi përdorimin e buxhetit sipas ligjeve dhe rregullave. Përderisa kuvendi nuk e ka një mundësi verifikimi të llogarive (të ardhurave dhe shpenzimeve), mandaton Kontrollin e Larte te Shtetit ne auditimin e përdorimit të fondeve të buxhetit si dhe te raportojë gjetjet nga ky auditim. Në këtë mënyrë, funksioni i Kontrollit te Shtetit është një element i rëndësishëm ne mbajtjen e integritetit te çdo sistemi qeverisjeje, duke siguruar parlamentin për pavarësinë audituese dhe informacionin përkatës, si pjesë e strukturave të llogaridhënies.
Mirëqeverisja shtrihet praktikisht në të gjitha institucionet që punojnë me fondet publike, dhe kërkon një bashkëpunim të ngushte midis ekzekutivit, parlamentit, agjencive rregullatore dhe të auditimit, shoqërisë civile dhe komunitetit të donatoreve. Pikërisht këtij qëllimi i ka shërbyer hartimi, nënshkrimi dhe zbatimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit të KLSH me Prokurorinë, Autoritetin e Konkurences, Deklarimin e Pasurive, Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, Ministrinë e Financave, me Institutin G&G Group, OJF aktive ne luftën kundër korrupsionit, riaktivizimin e bashkëpunimit me donatorët si Banka Botërore etj. Në këtë mënyrë është lehtësuar bashkëpunimi dhe komunikimi midis KLSH dhe institucioneve ekzekutive, kuvendit, enteve të tjera duke kontribuar në rritjen përgjegjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies.
Në kuadër të nxitjes së mirëqeverisjes, KLSH i ka kushtuar një vëmendje të veçantë rekomandimeve për menaxhimin e borxhit publik, si një nga aspektet më të rëndësishme në hartimin dhe zbatimin e buxhetit, duke i adresuar aftësisë së përdorimit me efektivitet dhe eficience të burimeve në përputhje me objektivat qeverisëse. Këto veprime do ti shërbejnë praktikave te menaxhimit te borxhit, për të kontrolluar dhe menaxhuar rrisqet që shoqërojnë borxhet publike, koordinimin e borxhit publik me politikat fiskale dhe makroekonomike. Pikërisht nisur nga këto premisa, Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj gjatë paraqitjes në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë dhe Financat të Raportit për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2011, i ka rekomanduar Ministrisë së Financave që brenda dy viteve në vijim, të ndërmerret nisma për hartimin e një plani veprimi për të propozuar amendime kushtetuese, ku të përcaktohet që: Borxhi total publik nuk duhet të tejkalojë kufirin limit prej 60 përqind të PBB-së
Rritja e vëmendjes ne çështjet e mirëqeverisjes, ka të bëjë dhe me grumbullimin e tatimeve dhe taksave, nivelin dhe cilësinë veprimtarisë së agjencive përkatëse, në kuadrin e përmirësimit të transparencës fiskale, duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm në krijimin e mekanizmave të përshtatshëm për të siguruar informacion te aksesueshëm nga organet fiskale. Auditimi në thellësi dhe në gjerësi i sistemit fiskal do të ndihmonte që ky s