E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, verifikim dosjeve te gjyqeve

Lezhe- Greva e urise se 360 te denuarve qe vuajne ne burgun e Shenkollit, detyron Ministrine e Drejtesise qe te nis nje inspektim ne Gjykaten e Lezhes. Ministri Enkelejd Alibeaj ka ngritur nje grup specialistesh diten e djeshme, me qellim verifikimin e te gjitha dosjeve te gjykuara te te burgosurve qe pretendojne lirine me kusht dhe qe iu eshte refuzuar ulja e denimit nga Shkalla e Pare. Ai u beri thirrje te denuarve qe te mos vazhdojne greven dhe te pranojne ushqimin, pasi rezultatet e inspektimit do te publikohen shume shpejt. Lajmin e beri te ditur zedhenesja e ministrise, e cila tha se, "objekti i inspektimit jane gjykimet e kryera per ceshtjet me objekt lirimin para kohe me kusht dhe kerkesat per ulje denimi".

Nese grupi i eksperteve do te konstatoje shkelje dhe mohim te kesaj te drejte te te denuarve, atehere mesohet se jo vetem do kerkohet qe te ulet denimi i pretenduar, por edhe te merren masa ndaj gjyqtareve qe kane shkelur ligjin.

"Prej 6 ditesh nje grup te denuarish ne Institucionin e Ekzekutimit te Denimeve Penale, Shenkoll, kane refuzuar marrjen e ushqimit. Shkak per kete jane bere disa kerkesa dhe pretendime te tyre ne lidhje me gjykimet e kryera nga Gjykata e Lezhes per ceshtje me objekt lirimin para kohe me kusht ne baze te nenit 64 te Kodit Penal", tha zedhenesja e Ministrise se Drejtesise dje. Por nje tjeter arsye pse te denuarit refuzojne ushqimin eshte edhe mosmiratimi i kerkesave per ulje denimi, ne baze te nenit 63 te ligjit nr. 8328, "per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim".

"Ministri i Drejtesise, pasi u njoh me peticionin e te denuarve, derguar per dijeni edhe Kryeministrit dhe Kryetares se Kuvendit, ka autorizuar perfaqesues te dikasterit per te marre nje takim me ta", thuhet me tej ne njoftim.

Ne deklarimet e tyre te denuarit pretendojne se, "Gjykata e Lezhes eshte selektive dhe ndjek dy standarde ne shqyrtimin e kerkesave, duke lene vend per dyshime ne drejtim te perfundimit te ceshtjes". Sipas te izoluarve, urdhrat e ekzekutimit te vendimeve penale me burgim, dergohen me shume vonese nga ana e prokuroreve. Si rrjedhoje ata vuajne padrejtesisht nje pjese me te madhe te denimit ne regjimin e paraburgimit.

"Te denuarit nuk kane paraqitur asnje pretendim per sjelljen apo veprimet e stafit drejtues te institucioni apo trupes policore qe sherben ne kete institucion", sqarohet ne deklaraten e ministrise per kete ceshtje. Te denuarit u shprehen per gazeten "KJ" gjate zhvillimit te greves se nuk u merren parasysh kerkesat per ulje denimi deri ne tre muaj ne vit, nje e drejte qe iu njihet ligjerisht. Madje kete pakenaqesi ata e kane hedhur ne peticionin e firmosur ne fillimjave nga 360 te ngujuar. Ministri i Drejtesise ka urdheruar gjithashtu Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve, qe te marre te gjitha masat per sigurimin e zbatimit e kerkesave te ligjit nr. 8328, "per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim", i ndryshuar, shtimin e lejeve shperblyese, si dhe kryerjen e aktivitete me te shumta sportive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›