Strehimi, nis puna per 1100 hyrje
Me ne fund per te pastrehet ne qytetet kryesore duket se eshte hapur drita jeshile. Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ka siguruar nje kredi prej 15 milione eurosh per ndertimin e rreth 1100 apartamenteve ne 9 qytetet kryesore. Disburesimi kredise do te filloje menjehere per kater qytete, si Berati, Kavaja, Peshkopia dhe Fieri, te cilat jane perfshire edhe ne nje projekt pilot per ndertimin e banesave sociale. Me pas puna do te vijoje edhe ne pese bashki te tjera. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Puneve Pubike, zbatimi i projektit do te filloje me disbursimin e kredise, e cila do te behet gjate muajit nentor pasi procedura e disbursimit duhet te perfundoje brenda dites se sotme, ndersa ndertimi sipas gatishmerise se bashkive. Me tej, bashkite do te perfundojne projektet, do te realizojne prokurimet dhe menjehere fillojne nga ndertimi. Sipas perllogaritjeve te Ministrise se Puneve Publike, perafersisht nga fillimi vitit 2009 do te filloje ndertimi i apartamenteve. Sipas statistikave, ndertimi i nje godine banimi zgjat deri ne 11 - 18 muaj. Nga keto apartamente qe do te jepen kundrejt nje qiraje shume te ulet do te perfitojne shtresa ne nevoje, pa banesa ne pronesi, me te ardhura te ulta. Perparesi do te kene invalidet, te moshuarit pa te ardhura dhe qiftet e reja deri ne 50 vjec qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme dhe qe nuk kane banesa ne pronesi. Ministria e Puneve Publike dhe Transportit do te kordinoje projektin nepermjet strukturave ekzistuese, pra nuk ngrihen struktura te reja, por te njejtat struktura pergjegjese per politikat e strehimit. Ky eshte nje avantazh krahasuar me projektet e tjera, te cilat kerkojne ngritjen e strukturave te posacme. Bashkite nga ana tjeter do te ngrejne struktura ose do te forcojne strukturat ekzistuese, bazuar ne te njejtat principe, te cilat dhe do te jene pergjegjese per zbatimin e te gjithe ciklit te projektit deri ne perfundimin e ndertimit, marrjen ne dorezim, perzgjedhjen e perfitueseve, percaktimin e nivelit te qirase, lidhjen e kontratave sociale dhe administrimin e mirembajtjen e banesave.
Ketgorite qe perfitojne
Perfitojne familjet qe plotesojne dy kushte baze:
Nuk disponojne banese ne pronesi (ketu mund futen edhe ata qe banojne ne banesat e ish pronareve)
Kane te ardhura te ulta
Brenda ketyre kushteve kane perparesi familjet
Invalide dhe persona me aftesi te kufizuara.
Persona qe kane statusin e jetimit.
Gra te divorcuara qe kane ne ngarkim femije.
Te moshuar pa perkrahje.
Cifte te reja deri ne moshe totale 55 vjec.
Ketgorite qe perfitojne
Perfitojne familjet qe plotesojne dy kushte baze:
Nuk disponojne banese ne pronesi (ketu mund futen edhe ata qe banojne ne banesat e ish pronareve)
Kane te ardhura te ulta
Brenda ketyre kushteve kane perparesi familjet
Invalide dhe persona me aftesi te kufizuara.
Persona qe kane statusin e jetimit.
Gra te divorcuara qe kane ne ngarkim femije.
Te moshuar pa perkrahje.
Cifte te reja deri ne moshe totale 55 vjec.