Fule Zgjedhjet lokale te 8 majit nje shans i humbur per Shqiperine
Komisioneri Europian per Zgjerimin Stefan Fule deklaroi dje ne nje interviste te dhene per Top Channel se zgjedhjet lokale te 8 majit ishin nje shans i humbur dhe vendimi i BE-se per refuzimin e statusit kandidat tregon deshtimin e Tiranes zyrtare per te plotesuar kushtet e Brukselit...
Shqiperia deshtoi per te dyten here qe te fitonte statusin kandidat. Cili do te ishte komenti juaj ndaj nje vendi qe e konsideron si prioritet paresor integrimin europian por i cili nuk i permbush kushtet e nevojshme
Deshtoi per te dyja si per statusin kandidat dhe per nisjen e bisedimeve. Une mendoj se perfundimi me i rendesishem eshte qe ne nje pjese te madhe ky vit u humb me vazhdimin e ngercit politik. U perpoqem te jemi sa me objektive qe ishte e mundur ne vleresimin e progresit per permbushjen e 12 kushteve prioritare qe ne identifikuam vitin e kaluar. Fatkeqesisht mund te themi se asnje prej atyre ceshtjeve nuk u dorezua e plotesuar. Tashme ndoshta nuk eshte me e rendesishme qe te shohim pas dhe te perpiqemi te shohim cfare ndodhi dhe perse. Mendoj se ka ardhur koha qe te shohim drejt se ardhmes. Une shpresoj qe raporti i progresit pjesa qe lidhet me Shqiperine mund te jete njekohesisht edhe nje zile alarmi per te zgjuar politikanet atje por dhe inkurajimi serioz i radhes per politikanet qe te kapercejne mosbesimin personal i cili sic duket nuk lejon qeverine qe nga ana e saj te krijoje kushtet per nje proces gjitheperfshires europian dhe opoziten qe te luaje rol konstruktiv ne ate proces. Mendoj se te dyja paleve u nevojitet shume pune per te rifituar ate besim. Ne kemi identifikuar ne raportin e progresit dy ceshtje per te cilat do te ndihmonin per te fituar kete besim ne njeren ane eshte reforma zgjedhore e per kete ne po ndihmohemi nga OSBE-ja dhe Komisioni i Venecias dhe ne anen tjeter eshte permbushja e 12 prioriteteve kyce ku nevojitet bashkepunimi mes qeverise dhe opozites nje parakusht ky ne vetvete me qellim qe Shqiperia te permbushe sipas planit te saj te aksionit listen e 12 prioriteteve kyce.
Ne fakt koalicioni qeverises thote se nuk e morem statusin kandidat per shkak te bojkotit te opozites dhe mosvotimit nga ana e saj te ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar pa permendur ketu Kryetaren e Kuvendit e cila e quajti opoziten celule antieuropiane. A e konsideroni te drejte sjelljen e mazhorances A eshte vetem opozita ajo qe duhet fajesuar
Ju e dini se ne jemi perpjekur gjithmone qe te mos luajme me kete loje fajesimesh sepse ne kohe te ndryshme une verej qe peshorja nuk anon vetem nga njeri krah. Por them se duhen dy veta per te kercyer tango dhe se ju keni nevoje qe qeveria te bisedoje se bashku me opoziten e ta hedhin bashke kete lloj valleje europiane. Ajo cfare eshte e trishte eshte fakti se te gjithe ne jemi te gatshem per te ndihmuar Komisioni Europian Parlamenti Europian ku sot bisedova me Komitetin e Jashtem dhe e degjova perseri ate vendosmeri te Parlamentit Europian per te ndihmuar. Jo shume kohe me pare dy ministra te Jashtem europiane vizituan Tiranen. Dy ministra qe perfaqesonin dy familjet me te medha politike ne Parlamentin Europian. Pra sic e shihni ne punojme bashke ne po mundohemi te integrojme kete lloj ndihme tonen dhe e gjitha kjo eshte e vendosur ne tavoline. Pra i takon politikaneve ne Shqiperi qe ta perdorin kete pasi te kene vendosur se duan ta kapercejne ngercin aktual politik.
Pse ministrat shkuan pikerisht ne shtator e jo ne qershor kur u ngrit dhe ceshtja e Shqiperise ne Keshillin e BE-se A kishte ndonje informacion te posacem apo u vendos keshtu per shkak te axhendes se tyre
Mendoj se ishte nje kohe shume e pershtatshme pasi perkoi me kohen e finalizimit te raportit tone te progresit dhe une shpresoj shume qe momentumi i krijuar prej tyre nuk do te shkoje dem sepse sot ne publikuam raportin por nga neser fillojme numerimin e diteve per raportin e ardhshem te progresit. Dhe e di qe ka disa sinjale pozitive nga Tirana sic eshte kthimi i opozites ne Parlament apo plani i tyre me 10 pika.
fare mendoni mbi ate pakt
Degjoni une mendoj se cfaredolloj plani qe do tu mundesonte partive qe te percaktonin nje terren te perbashket per te ecur perpara eshte nje plan i mire. A do te kisha deshiruar qe nje propozim i tille te vinte nje vit me pare Po. Por a do te thote kjo se tashme eshte teper vone Jo nuk do te thote fare keshtu. Mendoj se tani behet fjale per ta vjele kete mundesi dhe per ta perdorur ne interes te qytetareve shqiptare sepse ne fund te fundit jane ata qe kthehen ne pengje te ketij ngerci politik.
Gjate Keshillit te fundit te Stabilizim-Asocimit ju dhe baronesha Ashton nxitet Shqiperine per nje reforme zgjedhore e kushtetuese. Pervec ndryshimeve te tjera te rendesishme qe duhen bere e ketu mund te permendim dhe Rregulloren e Parlamentit a mendoni se zgjedhja e Presidentit duhet te jete pjese e kesaj reforme gjithashtu
Degjoni Shqiperia eshte nje shtet sovran dhe nuk i takon Komisionit qe te percaktoje rregullat per te zgjedhur Presidentin Parlamentin e keshtu me radhe. Ajo cfare ne kerkojme te shohim eshte qe legjislacioni te perputhet me parimet dhe vlerat europiane qe te bazohet ne rekomandimet e OSBE-se e ne kete rast dhe te rekomandimet e Komisionit te Venecias te cilat do te mberrijne per te na ndihmuar. E keto jane ceshtjet me te rendesishme. Ne e kemi vleresimin per zgjedhjet e kaluara lokale. Per sa me takon pavaresisht disa elementeve pozitive ato ishin nje shans i humbur per rifitimin e besimit vecanerisht midis qeverise dhe opozites. Fatmiresisht tani kemi nje raport te qarte nga OSBE-ja se cfare duhet bere e ne pak jave me shpresen e nje rekomandimi te qarte nga Komisioni i Venecias ne do te krijojme nje kuader per te ulur qeverine dhe opoziten qe te bien dakord ne ndryshimet e domosdoshme legjislative gje e cila do te siguronte se zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi nuk do te ishin nje burim grindjesh e tensionesh. E kjo eshte me e rendesishmja.
Meqe jemi ketu ky vit u shenua nga zhvillimet tragjike te 21 janarit dhe zgjedhjet lokale. Si u ndjete ju gjate ketyre ngjarjeve Perse e anuluat viziten tuaj ne janar dhe viziten tjeter ne maj me Presidentin Barroso ne Tirane
Mendoj se e kemi bere te qarte ne ate kohe por me lejoni ta perseris. Per sa i perket vizites ne Tirane ne vendin tim te Drejtorit Menaxhues ne Sherbimin e Aksionit te Jashtem Europian Miroslav Lajcak kjo ishte dicka per te cilen rame dakord me Perfaqesuesen e Larte Catherine Ashton meqenese kjo ceshtje kishte me te vertete pasoja politike. Per sa i takon vizites se Presidentit te Komisionit Europian e dini cfare kurdo qe nisesh per diku ke nje fare pritshmerie e vecanerisht ne rastin e Presidentit te Komisionit Europian kerkohen diskutime konstruktive dhe nje mjedis i favorshem per ate vizite. Ne ate kohe ne do te kishim ardhur ne mes te nje debati teper te nxehte ne mes te ngercit politik pa asnje shprese se gjerat mund te ecnin perpara qofte edhe ndonje centimeter. E kjo beri qe Presidenti i Komisionit te merrte nje vendim te tille...
Pyetja e fundit mbi lirine e medias. Sic e dini Top Channel ka qene vazhdimisht nen kercenim per shkaterrimin e ambienteve te tij te punes meqenese kriticizmi nuk eshte fort i mirepritur. Doja te dija mendimin tuaj se cfare duhet te beje qeveria shqiptare per te promovuar lirine e medias dhe cfare ndodh nese ajo nuk respekton angazhimet e saj
Kjo eshte nje ceshtje qe ne e ndjekim me vemendje prej disa kohesh. Kjo eshte dhe ceshtja per te cilen une i shkrova dhe Kryeministrit. Kjo ceshtje nese e mbani mend ishte edhe ne qender te debatit tone gjate konferences Fol hapur ne muajin maj e cila merrej vetem me lirine e shprehjes dhe mediat. Une ia dergova Kryeministrit konkluzionet e asaj konference dhe i kerkova te beje te mundur qe Shqiperia dhe autoritetet e saj te japin rezultate bazuar mbi keto konkluzione.
Marre me shkurtime nga Top Channel