E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: "Martesa" me PS perfundoi, Nano kandidat ideal per Presidentin

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, e cileson te ezauruar marreveshjen me Partine Socialiste. Ne menyre figurative, ai shprehet se "martesa me PS" ka marre fund, pas perfundimit te zgjedhjeve lokale te 2011-es dhe se bashkepunimi i PBDNJ-se me forcat e medha politike, do te percaktohet ne baze te perfundimit qe do te sjelle Kodi i ri Zgjedhor. "Ne kemi zgjedhur te jemi te qarte, ndryshe nga shume forca te tjera politike. Qe te kete divorc duhet te kete martese. "Martesa" me PS ishte e vlefshme per zgjedhjet e 2011-es dhe per disa qendrime te perbashketa. Ju keni pare se ne vendimet e fundit te Kuvendit, ne kemi mbajtur qendrime qe nuk kane qene ne te njejten linje me Partine Socialiste", u shpreh dje Dule. Ne nje interviste dhene gazetares Sonila Meco ne televizionin "ABC News", Dule ka theksuar se ceshtja e koalicionit do te vendoset ne kohen e duhur, por marreveshja me PS-se dhe PBDNJ-se e ka kryer funksionin e saj per aq kohe sa rane dakord. Duke folur per zgjedhjet e vitit 2013, Dule e ka perjashtuar mundesine per zgjedhje te parakohshme, ndersa ka theksuar se eshte me e rendesishme qe te pergatitet baza e duhur ligjore per zgjedhjet e ardhshme. "Me 2013 e konsiderojme zhvillim pozitiv numerimin elektronik. Ne lidhje me koalicionet nuk mund te flitet pa e pare te perfunduar kuadrin ligjor", u shpreh Dule. Kreu i PBDNJ-se ka folur dhe per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit, duke theksuar ne menyre te qarte se, Fatos Nano eshte kandidatura me e mire per kete post. Duke iu referuar profilit politik te Fatos Nanos, Dule shton se ai ka dhene modelin e nje politikani qe i duhet vendit. "Per vleresimin tim personal, Fatos Nano do te ishte rast ideal per presidencen. Eshte politikan qe na ka mesuar institucionin e doreheqjes; eshte politikan qe na ka mesuar institucionin e njohjes se zgjedhjeve te humbura. Na ka mesuar kritiken edhe ndaj vet forces qe ka drejtuar -gjera qe hasen rralle ne politiken ku mbizoteron fanatizmi partiak", u shpreh Dule. Kreu i PBDNJ-se ka theksuar se ne rast te votimit te kesaj kandidature, vota e tij do te shkoje per Fatos Nanon. Ai ka komentuar dhe debatin per zgjedhjen e kreut te shtetit, duke theksuar se "nuk ka mundesi te zgjedhesh presidentin pa respektuar Kushtetuten". Ai ka theksuar se klasa politike duhet te zgjedhe modelin grek, ku mazhoranca ia jep mundesine e propozimeve gjithmone opozites. "Por pse te zgjedhim mes te deshirueshmes dhe te detyrueshmes. 71 eshte detyrues, pse te mos zgjedhim te deshirueshmen. Jam per njerez nga politika. Politika ka njerez teper te afte. PD ka njerez shume te afte, PS po ashtu", tha Dule.

"Marredheniet Greqi-Shqiperi, te rendesishme per rajonin"

Kreu i PBDNJ-se ka folur dhe per marredheniet midis Greqise dhe Shqiperise, duke theksuar se - si dy vende anetaret te NATO-s - kane me shume pergjegjesi per rajonin. "Marredheniet Shqiperi-Greqi jane teper te rendesishme. Jemi dy vende ne NATO, nderkohe qe vendet e tjera te rajonit, nuk jane. Marredheniet mes dy popujve jane kaq te shtrira aq sa mund te mos e imagjinojme", u shpreh Dule. Kreu i PBDNJ-se ka folur dhe per qendrimet e mbajtura nga Partia per Drejtesi dhe Integrim, si dhe Aleanca Kuq e Zi. Ai ka theksuar se deklaratat e forta qe permbajne urrejtje, jane te rrezikshme per vendin. Dule i eshte referuar dhe deklarates se ambasadores gjermane ne lidhje me nacionalizimin, ndersa ka shtuar se PBDNJn nuk synon te marre vota duke u bazuar ne akuza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›