E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Në vend të Barkës, Andrea Marto

Tiranë- Kryesia e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka vendosur sot largimin e Kosta Barkës nga posti i Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në vend të tij, është propozuar emri i Andrea Martos.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së sotme të kryesisë, e cila ka votuar me unanimitet largimin e Barkës nga posti ministror dhe zëvendësimin e tij me një tjetër emër. Kreu i partisë, Vangjel Dule në një konferencë për shtyp pas mbledhjes, dha detaje rreth vendimit të marrë, arsyet e zëvendësimit dhe emrin e ri me të cilin do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.

"Për postin e ministrit të Punës, propozuam Andrea Marton"- tha Dule, duke shtuar se me kete zevnedesim pritet qe te ecin mbare reformat ne sektorin social. Para mbledhjes së kryesisë, Dule ka pasur një takim pa praninë e mediave me kreun e qeverisë, Sali Berisha ku i ka parashtuar propozimin e partisë për heqjen e Barkës. Sipas tij, Barka nuk përfaqëson më interesat e PBDNJ-së në qeveri.

Sipas tij, takimi ka qenë pozitiv dhe mësohet se Berisha është shprehur darkod për ndryshimin. Vetë Barka ka deklaruar po sot se zëvendësimin e ka mësuar nga media, ndërsa nuk ka patuar asnjë kontakt me drejtuesit e partisë që ai përfaqësonte në qeveri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›