Pronat, nis hetimi ndaj kryetares së Ndroqit
Nga burimet pranë prokurorisë u bë e ditur se do të nisë shqyrtimi i denoncimit të kryer kundër kryetares së komunës së Ndroqit Fatime Gogës, 51 vjeçe, dhe sekretares Irena Trimi, 25 vjeçe.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit përkatës do të shihet edhe nëse ka elemente të mjaftueshme të veprës penale për të nisur zyrtarisht një procedim penal për dy punonjëset e komunës
Denoncimi ndaj Gogës dhe Trimit u bë nga vetë banorët e komunës Ndroq, të cilët ankohen se nuk u janë plotësuar dokumentacionet në mënyrë që t’u jepej mundësia që të paraqiteshin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës dhe të merrnin certifikatën e pronësisë për tokën e përfituar në bazë të ligjit 7501. Një kopje të këtij kallëzimi, banorët e Ndroqit ia kanë dërguar për dijeni Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, si dhe ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.