Miratohen kandidaturat për kreun e ILDKP
Tiranë- Miratohen në Komisionin e Ligjeve dy kandidaturat për kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit Kombëtar të Pasurive, (ILDKP). Në mbledhjen e sotme, anëtarët e komisionit kanë dëgjuar kurikulumet e dy emrave të propozuar.
Pa shumë debate, pasi është bërë procedura e zakonshme e prezantimit të dy kandidaturave, Komisioni i Ligjeve është shprehur dakord me dy emrat; Bashkim Dede dhe Adriatik Llalla.
Kandidaturat u prezantuan kohë më parë, nga presidenti i vendit, Bamir Topi, menjehërë pas përfundimit të mandatit të kryetares së ILDKP-së, Fatmira Laskaj.
Pas miratimit të sotëm në Komisionin e Ligjeve, emrat do të kalojnë në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetet do të shprehen për ta me anë të votës.
Do të jetë votimi në parlament, ai që do të vendosë se cili prej tyre do të jetë zëvendësuesi i Laskajt në postin e Kryetarit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.